Viti 2016 - Skrapari me Ngjarjet Kryesore të Vitit 2016 - Përmbledhje ( Maj - Korrik ) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Viti 2016 - Skrapari me Ngjarjet Kryesore të Vitit 2016 - Përmbledhje ( Maj - Korrik )

Fatjon Kaloci
3.12.16
Viti 2016 ndodhet në muajin e fundit të tij. Corovoda Online përmes një përmbledhje muajore shkon në retrospektive me disa ndër informacionet kryesore të postimeve tona. Përzgjedhim disa ndër informacionet e Skraparin Kryefjalë për periudhën Maj - Qershor 2016
Maj 2016
- Shtëpia Botuese " Naimi " dhe " M&B" dhurojnë për Bibliotekën e Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ramiz Aranitasi në Çorovodë mbi 300 tituj librash.
Qershor  2016
- Këshilli Bashkiak Skrapar miraton Projekt Buxhetin Afat Mesëm për shtrirjen vjeçare 2017 - 2019.
- Tarifat e Ujit të Pijshëm pësojnë një ndryshim në Skrapar. Tanimë edhe banorët e fshatrave duhet të paguajnë për shërbimin e ujit të pijshëm.
- Një investim i Bashkisë Skrapar rimodelon disa mjedise në Çorovodë. Përfundon rruga që çon për tek Konvikti i Qytetit, Rruga mbi ish-Zjarrëfisen dhe Ndriçohet për të parën herë që nga ndërtimi i saj Ura Pasarelë mbi Varisht.
- Një projekt 3 vjeçar do të përfshij edhe Skraparin. Dixhitalizimi i Materialeve Audio Vizive të Trashëgimisë së Skraparit do të ndodh deri në 2019 nga projekti ELP.
Korrik 2016
- Shuhet nga jeta në moshën 96 vjeçare Skënder Malindi. Ushtaraku i lartë nga Skrapari u nderua me Homazhet e Fundit të Mbajtura në Tiranë nga personalitete të ndryshme.
- Bashkia Skrapar përfshihet në portalin Vendime ku pasqyrohen Vendimet e Këshillit Bashkiak me qëllimin njohjen me publikun të vendimarrjes.
- Në Polenë Skrapar, Gjatë punimeve të T.A.P. zbulohet një Kapitel i shekullit të 6të.
- Një 24 vjeçar nga Skrapari aksidentohet në Elbasan. I riu pësoi dëmtime ndërsa mjeti ku udhëtonin edhe 2 persona të tjerë doli nga rruga.
- Grevë, Skrapar Policia zbulon një parcele me Kanabis Sativa. Mbi 3 000 rrënjë bime narkotike u asgjesua përmes diegies.
- Një Aktivitet u mbajt në Çorovodë mbi figurën e Dervish Iljas Qafoku. Më herët një bust nderimi u vendos në Kulmak, Skrapar.
- Të paktën 5 persona u konfliktuan në fshatin Vendreshë, Skrapar pas një konflikti. Dy persona pësuan dëmtime të rënda ndërsa policia beri disa ndalime.




Corovoda Online