• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Kryetari i Bashkisë Skrapar jep urimin me rastin e Vitit të Ri 2017. Spahiu: 2017 Vit implementim projektesh të shumta

Nesim Spahiu
Përmes rrjetit social Facebook Kryetari i Bashkisë Skrapar ka përcjellë Urimin me rastin e Vitit të Ri 2017 për banorët e Skraparit. Spahiu gjatë fjalës jep një përshkrim të shkurtër të 2016 që lam pas, duke e cilësuar si një vit të sukseshëm të quajtur prej tij si "viti i transformimeve të mëdha". Shohim më poshtë të plotë mesazhin me rastin e festës së Vitit të Ri 2017 të Kryetarit të bashkisë Skrapar Nesim Spahiu.

Mirëmbrëma të gjithëve!
Ju përshëndes dhe ju uroj në këtë mbrëmje të fundvitit, Gëzuar Vitin e Ri 2017.

Le të jetë kjo ditë e ndërrimit të viteve një ditë gëzimi për të gjithë.
Viti që po lëmë pas, ishte një vit i sukseshëm për Bashkinë Skrapar . Ishte viti i transformimeve të mëdha infrastrukturore, turizëm, punësim, shërbime, çështje sociale, arsim etj.

Akset rrugore tashmë të përfunduara dhe asfaltuara, Potom-Çorovodë dhe Çorovodë –Therepel, ofrojnë rrugë të një standarti mjaft të lartë, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e jetës për këto komunitete pasi kanë rritur aksesimin e tyre.

Rikonstruksioni i sheshit në Qendër të Qytetit, punimet e të cilit janë në proçes, dhe që do të përfundojë vitin tjetër, do t'i japin Çorovodës profilin dhe identitetin e një qyteti të munguar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët, por dhe për turistët të cilët kanë filluar që t'a konsiderojnë Skraparin si një destinacion turistik.

Projekti i Turizmit tashmë i përfunduar krijoi infrastrukturën e mirëfilltë turistike për zhvillimin e turizmit. Me të ardhurat e veta Bashkia ka ndërhyrë në rehabilitimin e një sërë aksesh të rëndësishme në Njësitë Admimistative Vëndreshë, Qendër, Gjerbës, Çepan, Leshnje duke lehtësuar lidhjen e tyre me pjesët e tjera të Bashkisë.

Bujqësia dhe Blegtoria kanë përfituar nga skemat e Financimit të Qeverisë, dhe nëpërmjet granteve dhe kreditimit po garantojnë jo vetëm suksesin e aktivitetit të tyre, por një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.

Ky vit qe një vit i sukseshëm dhe në drejtim të punësimit, ku qindra qytetarë u punësuan në projektet e ndryshme që po aplikohen në zonë dhe natyrshëm ky punësim ka ndikuar në rritjen ekonomike të zonës, duke e nxjerrë Skraparin nga harta e zonave të varfëra, duke e renditur mes zonave me mundësi të mëdha punësimi në sipërmarrjen private.

Viti i Ri 2017, do të jetë viti i implementimit të shumë projekteve me impakt social, është viti i përfundimit të Sheshit të Qytetit, viti i fillimit të implementimit të Ujësjellësit, viti i aplikimit dhe implementimit të modelit Guest–House në fushën e Turizmit, i cili do të realizohet nga bashkëpunimi me kooperacionin Gjerman Giz, si dhe i fillimit të punimeve të Projektit të ri të Turizmit “Udhëto sipas mënyrës tënde”, një projekt 3 -vjeçar i cili do të mundësoj zhvillimin e Turizmit Rajonal, pasi projekti është në partneritet me bashkinë Berat, Gjirokastër, Përmet.

Baypass-i i ri Ura e Pazarit - Lokal Kanione, i cili do të ndërtohet nga projekti T.A.P., do të shërbej si një rregullator për kufizimin e lëvizjeve në qytet, të cilat priten që të jenë më intensitet pasi ky vit është dhe viti i fillimit të punimeve në tubacionin e gazit T.A.P, dhe natyrshëm pritet të gjeneroj qindra vende të reja pune për qytetarët e Bashkisë, vende të cilat do të ndihmojnë në rritjen e mirëqënies së komunitetit.

Skrapari është një vend me mundësi të mëdha për të gjithë, le te punojmë të gjithë së bashku, t'a bëjmë Skraparin një vend më të mirë jetese, një vend ku njerëzit të mos mendojnë largimin, por përkundrazi dhe ata të larguarit të rikthehen.

Gëzuar Vitin e Ri 2017.


Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA