• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Dritëro... Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë... Ti zbret e vjen pranë nesh

Data 3 shkurt 2017 nuk mund të quhet Lamtumirë... pasi ai nuk do të ndahet kurrë prej nesh... I urti i përhershëm Dritëro Agolli mes kujtimeve, Skraparin e magjishëm e bënte edhe më të bukur mes vizitave, takimeve miqësore dhe momenteve të qëndrimit në të.


Skrapari me Dritëroin
...isha në Skrapar me Moikom Zeqon dhe nja dy shokë të tjerë, vajtëm në një sebep në shtëpinë e Demir Zykos në Gjerbës. Por kur po rrinim në një lokal në Corovodë pa u nisur për në Gjerbës, nga një tavolinë tjetër na vjen një porosi me nga një dopio raki. “Nuk ua prishim u thamë, Faleminderit, po nga kush e kemi ta dimë? Nga kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Shikut thanë ata (kur Dritëroi dhe Moikomi janë socialistë). Unë u thashë, pasi u ngritën e na takuan- Ju të Partisë Demokratike të Skraparit jeni si ata të Partisë Socialiste të Tiranës. Aty afër seç ishte një nga gazeta Koha Jonë edhe e botuan këtë shprehje… kur ishte gjallë nëna ime njëhere kemi marrë në shtëpi gjithë grupin e Skraparit me këngëtarë të zgjedhur që vinin në Tiranë në koncerte. Atë ditë Demiri (Demir Zyko-ja) nuk ka qënë por ka qënë ai berberi, Beluli nga Strora, këngëtar shumë i mirë…Hatixheja, nëna ime gjithnjë më thoshte, ç’i bëre ata skrapallinjtë thuaji që të vijnë…”

Këtu s'do t'jem

Këtu s'do jem, do jem larguar,
Në tokë i tretur, si të tjerë
Në kafenenë e preferuar
S'do më shohin më kamarierë
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do t'rrij i heshtur
Një qipariz... si murg i ngratë
Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do me kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryj erë
Do qash me erën dalëngadalë...
Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkom
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak t'a heqësh
Dhe un do të zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike ne mushkri.Ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA