• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Koordinata X - Kisha në Kanionet e Osumit - Pranë Urës së Vjetër të Zabërzanit misteri vazhdon

Është e çuditshme sesi ende nën ecurinë e viteve, një vend në Kanionet e Osumit, Skrapar mban ende emrin Kisha e Vjetër, kur ndër kohë popullsia ndër vite besohet se ka qënë tërësisht e dominuar nga besimi mysliman, bektashi. E nisur nga kjo Corovoda Online po i referohet disa shkrimeve të arkivit duke folur pak për atë që ende sot quhet Kisha e Zabërzanit. Kjo e fundit ndodhet në pjesën shkëmbore të kanionit  pranë vendit të quajtur Mulliri në faqen lindore të tij dhe pranë rrugës së vjetër që të çon pranë fshatit Zabërzan.
Fshati Zabërzan ndodhet në Perëndim të Kanionit. Kisha e vogël është futur në shkëmb në brendësi duke krijuar në këtë mënyrë një guvë natyrore në formën e një katedraleje të vogël.

Të dhënat për Kishën e Zabërzanit janë të pakta, e kur ato janë të tilla misteri mbi pikëpyetje dhe hulumtime është edhe më i madh. Por Sipas Corovoda Online besohet se ekzistenca e saj lidhet me sundimin e perandorit Leon III ( gjatë viteve 717 – 741 ) si edhe me kohën e luftës së Ikonave ( quajtur ndryshe në histori si Ikonoklastia).

Prania e besimit katolik ishte më e theksuar në qarkun tonë në Berat, dhe drejtimi katolik kishte qëndër Kishën e Durrësit nga ku varej edhe Berati.

Por në periudhën kur besimi katolik pësoi ndarje në orthodoks dhe kristianë, vendimi i marrë nga Janina që përfaqësitë katolike ti bashkoheshin orthodoksisë nuk u pëlqye nga murgjërit e Beratit.
Për këtë arsye, duke mos ju bindur këtij urdhëri, njëri prej murgjëve të Beratit u largua prej zbatimit të këtij vendimi dhe u dislokua në vendin përgjatë lumit Apsus ( Osumi i sotëm )   ku besohet se pikërisht në vendin e quajtur Kisha pranë Mullirit të Hambullit u ndërtua objekti.

Korrespodenca mes Papës dhe Peshkopit të Durrësit dëshmon për qëndrimin liberal të Kishës së Durrësit dhe pranimin nga ana e saj të vendosjes së murgjërve ikonodulë në territoret e influencës së saj.

E ndodhur në pjesën shkëmbore të kanionit të Osumit në Skrapar, në një lartësi prej 80 metrash mbi nivelin e lumit Osum që kalon aty, si dhe mungesa e një rrugë për të arritur në Kishë, pengohet  mundësia e të shkuarit nga afër këtij objekti, duke bërë që ajo të mund të shihet vetëm në krahun tjetër të kanionit në pamje ballore. Nga kjo pikë distanca në vijë ajërore është rreth 70 metra

Prej këtej në pjesën më të harkuar të kësaj guve shkëmbore e cila përkon edhe me pjesën e absides gjysme kupolare ku duken qartë fragmentet e suvasë së shkatërruar në ngjyrë kafe të errët në të kuqërremtë, kafe e hapur dhe në ngjyre blu.

Për ndërtimin e kishës është përdorur guri i shtufit.

Këtë e tregojnë mbetjet prej 7-8 rreshtash me gurë në të majtë, në të djathtë si dhe në pjesën fundore të kishës. Nga bisedat me banorët lokale përmendet se shkaterrimi i këtij objekti mund të këtë ardhur përvecse shkaqeve natyrore edhe të shtënat e armëve nga ushtria që stërvitej në këtë zone por edhe nga ngjarjet e 97's në Shqipëri, ku besimi irracional për flori dhe pasuri të fshehta thesaresh ende vijon.
Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA