Requiem - Një Minutë Heshtje! - Sa Lezet i Kish Flamuri - Syti Korita (Saliasi) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Requiem - Një Minutë Heshtje! - Sa Lezet i Kish Flamuri - Syti Korita (Saliasi)

Fatjon Kaloci
4.2.17
94 vjeçari ishte mbuluar në rrugëtimin drejt banesës së fundit me flamur atë ditë të 22 të shkurtit. Simbol i burrërisë, trimërisë e bujarisë lindi në vitin 1922 në fshatin Koritë, Skrapar në një familje me themele të fuqishme patriotike. Në vitin 1943 u inkuadrua në Batalionin "Riza Cerova", prej këtej në Grupin e III-të të Skraparit dhe në fund në Brigadën e 7-të Sulmuese në Vlushë, të Skraparit. Pas çlirimit, ai punoi në ushtri me të njëjtin përkushtim si në formacionet luftarake partizane duke punuar në Gjirokastër e më pas merr drejtimin e Njësisë Ushtarake të Qafës së Dëvrisë. Për merita në luftë e në punë, ai është vlerësuar me disa urdhëra e medalje të ndryshme. Komiteti Kombëtar i Veteranëve e ka vlerësuar me titullin "Nderi i Organizatës së Veteranëve".  Këshilli Bashkiak i Çorovodës i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi"
Corovoda Online / Materiale burimore nga libri "Një Minutë Heshtje" i autorit Sefedin Methoxha