• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

22 Marsi - Dita e Novruzit - Ritet dhe Zakonet e Festës së Preludit Pranveror Bektashi

Besimtarët Bektashi çdo 22 Mars festojnë në mbarë botën, atë që sipas këtij besimi quhet Dita e Imam Ali ndryshe njohur si Dita e Novruzit. Festa e ka origjinën nga Irani i Lashtë (Persia)dhe në thelb synon ripërtëritjen ejetës, ardhjen e pranverës si dhe fillimin e vitit të ri diellor (ku dita nis i merr më shumë natës). Zyrtarisht e diela e fundit e marsit përkon edhe me ndryshimin e akrepave të orës. Edhe në Skraparin ku besimi dominues është bektashi, festa zhvillohet prej vitesh.

Por ka disa rituale çdo festë. Corovoda Online në mënyrë më të përmbledhur jep disa nga gjërat që duhen patur parasysh në besimin bektashi për këtë datë.

Mëngjesi i sapozgjimit 22 Mars kërkon ti jepni sa më shumë rëndësi higjenës personale. E nëse kjo ditë nënkupton ngjyra, veshjet tuaja duhet të jenë disi më pranverore në ngjyra.
Por mbetemi prapë tek veshjet. Kjo ditë nënkupton largimin e dimrit, dhe veshjet dimërore që keni në raftet e garderobës suaj, duhet të palosen ( nuk është mirë nëse rrobat i palosni nga pjesa mbrapsht) dhe zëvendësoni garderobën me veshjet pranverore.

Është mirë që në pragun e derës së banesës të vendosni një degë thane të lulëzuar, si një ogur pranveror.

Besimi Bektashi kërkon një ritual lutje falenderimi pranë objekteve kult bektashi.
Është mirë që në vendet për sevap pranë objekteve të kultit bektashi, pas lutjes ( pranë disa arkave metalike) të hidhni një monedhë të çfarëdoshme në mënyrë që të dëgjohet tringëllimi i zhurmës së rënies së saj)

Nëse mbaroni ritualin, pranë objekteve bektashi mund të ndizni në vendet e posaçme një qiri lutje duke e ndjekur që flaka e tij të mos shuhet deri sa të mbaroni ritualin.

Po ashtu, në një degë peme, mund të hiqni Veroret Shumëngjyrshe e vendosura në 14 Mars në duart tuaja dhe ti vendosni në degën e një peme lehtësisht që dallandyshet ta çojnë tej e të ngrenë fole e përtërisin jetën.

Nëse bëni një kurban, është mirë që të bëheni "me shenjë", çka nënkupton se në ballin tuaj, një pikë gjak nga kurbani juaj duhet të qëndroj për disa momente.

Gruri është bima kryesore e ditës, ju mund të mbillni disa kokrra prej tij kudo, apo shijoni produktet e tij. Ashurja është një prej gatimeve që bazën e kanë tek gruri.

Në shtëpi, gjatë vakteve në tryezë nuk duhet të mungojnë elementë si, Hudhra, Uthulla, Molla, Hidhra, Ashurja, Qirinj, Kur'ani, një pasqyrë (e vogël dhe e pastër) si fat'mira.
Në disa raste në dekor thuhet se edhe një akuarium i vogël me një peshk të kuq në të shihet si fatsjellës.

Lulet natyrore padyshim duhet të jenë në shtëpi veçanërisht në vendet ku qëndroni më gjatë dhe që shikimi juaj të jetë në kontakt me to.

Besimtarët bektashi urojnë njëri tjetrin edhe me vizita në këtë ditë, gjithnjë sipas rregullit më të vegjlit shkojnë vizitë tek më të mëdhenjtë.
Corovoda Online /

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA