• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Zhepë, Skrapar - Deputetja Silva Caka inspekton punimet për një rrugë të re në dobi të zonës. Takim edhe në Çepan

E shoqëruar nga Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu dhe disa drejtues të zëshëm administrativ, deputetja e qarkut Silva Caka në një axhendë të ngarkuar, me qëllimin për të prekur nga afër problematikat kryesore që shqetësojnë komunitetin në zona të ndryshme të Skraparit, ishte më herët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në njësinë administrative Zhepë, pjesë e juridiksionit territorial të Bashkisë së Skraparit. Punimet në një aks të ri rrugor në një zonë të thellë dhe të vështirë malore, si shumë të tjera të Skraparit, deri tani kanë ecur me hapa të kënaqshëm. Rruga e re do të synoj që t'u japë mundësi komunikimi rrugor banorëve të kësaj njësie administrative që të komunikojnë me qytetin e Çorovodës, tashmë totalisht të ndryshuar. Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Spahiu theksoi se kjo rrugë së bashku me një vepër arti që pritet të ndërtohet në vijim të këtij investimi do të ndikoj në përmirësimin e jetës së banorëve. Deputetja Silva Caka theksoi rëndësinë që kanë këto nisma dhe përgëzoi modelin e punës - kështu e quajti deputetja Silva Caka kreun e autoritetit më të madh vendor njëherësh kreun e bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu duke e garantuar për mbështetjen e saj dhe deputetëve përfaqësues të LSI në nisma të tilla konkrete dhe larg teorikave boshe të alternativave të tjera politike. Por kjo zonë nuk ishte e vetmja që u prek konkretisht nga deputetja Silva Caka. Në pasditen e vonë të kësaj të shtunë 8 Prill 2017, një tjetër takim i frytshëm u zhvillua në skajin tjetër gjeografik të Skraparit, në njësinë administrative Çepan. Dhjetra e dhejtra të pranishëm ishin pjesë aktive e diskutimeve, problematikave dhe mendimeve opsionale të zgjidhjeve të tyre përballë një paneli me emra lokalë të enteve dhe organizmave kryesor. Kreu i Bashkisë Spahiu garantoi se Bashkia Skrapar ka konkretizuar në zonë disa projekte, ndërsa theksoi se rruga e re që do të lidh Skraparin dhe Përmetin do të çoj në një përmirësim të dukshëm të segmenteve rrugore pranë kësaj njësie dhe se një rëndësi do ti jepet rrjetit të ujitjes, kanalizimeve për këtë njësi ku autoriteti vendor po lobon fort për tërhqeje investimesh. Deputetja Caka mori simpatinë e Çepanit në mbështetjen e politikave që LSI ka për Çepanin dhe njësitë e tjera të Skraparit. Ajo, ngulmoi për pjesëmarrje më të gjerë të grave në politikë bërje dhe se do të loboj fort që gruaja në vendimarrje të ekzektuvit apo legjislativit të marri vlerësimin e merituar jo vetëm në raporte percentuale por edhe në hapa konkretë. Takimet e zhvilluara kanë garantuar mbështetjen për LSI të banorëve që shohin  ndryshimet e dukshme dhe që të zgjedhurit e këtij subjekti kanë në prioritete të së përditshmes në Skrapar.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA