• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Jorid Celaj - 29 vjeçari që përfaqëson denjësisht politikën e re mes socialistëve

Ai është plot energji, me finesë dhe shëmbëllen kulturë në çdo takim me njerëzit e qytetit të vogël të Skraparit. Nip i Heroit Alush Grepcka - një krenari e Skraparit historik, Jorid Çelaj prezanton politikën e re të Subjektit që ai garon. Edhe pse i renditur jo siç do të duhej për skraparasit, ai gëzon simpatinë e atyre që duan t'a shohin politikën larg konfliktualitetit dhe allishverisheve të xhaketave të vjetra që shpesh kanë karakterizuar poltikën shqiptare ndër vite. Corovoda Online jep në vijim një përshkrim të shkurtër të të riut që plot pasion u rikthye më dëshirën për të kontribuar denjësisht për Skraparin.
Jorid Celaj ka lindur në 3 Dhjetor 1988 në qytetin e Beratit. Në zgjedhjet 2017 Partia Socialiste ka zgjedhur të ketë përfaqësim në listat për deputet. Ka përfunduar studimet e larta në degën Shkenca Politike dhe studimet Master në profilin Marrëdhënie Ndërkombëtare. Celaj është emëruar Zv. Kryetar i Bashkisë Skrapar në Janar të vitit 2017 ndërsa më herët ka punuar në Ministrinë e Integrimit.
Ka punuar si menaxher shitjesh, dhe si ekspert marketingu në kompani të ndryshme private, si dhe ka mbuluar pozicionin e asistentit në zyrën e Zv. Ministrit të Integrimit. Celaj është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane. Arma e fortë e Joridit është se ai përfaqëson ndryshe politikën që shpesh në qytetet e vogla bëhet problematike por që ai ka ditur më së miri t'a përfaqësoj denjësisht vetëveten dhe vlerat që pavarësisht garimeve shumëngjyrshe në tapetin e proçesit elektoral ajo që duhet të triumfoj janë gjithnjë vlerat dhe nxitja për të përkrahur të rinjtë në politikë, pavarësisht subjektit apo bindjes.
Në qytetin e vogël, shpesh njerëzit gjykohen nga bindja politike. Por Corovoda Online nxit të gjithë ata që duan të mendojnë se bindja apo subjekti i kujdo është diçka relative, Vlerat që në rastin e 29 vjeçarit Çelaj tregohen më së miri, duhet të dalin mbi çdo pikëpamje.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA