Koordinata X - Viti 1411 - Çfarë thuhet për Skraparin në Kodikun e Beratit? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Viti 1411 - Çfarë thuhet për Skraparin në Kodikun e Beratit?

Fatjon Kaloci
30.6.17
Kodiku i 50-të i Beratit, i quajtur ndryshe Psaltir i Davidit përshkak se brenda 198 faqeve të tij deri në të 185 faqe flitet për 150 psalme të Davidit dhe ode të Asafit, mendohet se daton në vitin 1411. Por në faqet e fundit të tij gjejmë edhe pak Skrapar në të. Kështu në fletën 197 thuhet:
... Ai që e jep këtë jashtë kishës, pastë kundërshtar të përmbishenjtën Hyjëlindësen në këtë jetë dhe në të ardhmen. U shkrua me dorën time, të të përvuajturit Theodhorit, që u dha, sekretar i Beratit... Pranë Zotit (kreut) Teodor Muzakës dhe që qëndron në kalanë në mes të Skraparit, i mbyllur me pranga që prej plot tri vjet. Dhe kushdo që ta lexojë këtë duhet të lutet dhe jo të mallkojë gabimet, sepse u shkrua në vuajtje të mëdha, dëshpërime (duke qënë) në gjendje të keqe, dhe të më kuptojë mua trifish të mjerin. Në vitin 6919 (1411)
Por Corovoda Online ndalet edhe në një shënim tjetër interesant në brendësi të këtij kodiku. Në tekst thuhet:
17 prill, e dielë.
... tellalli thirri, me urdhër të bashkisë që Berati të mos japë as gjënë më të vogël jashtë Beratit, si në Fier, Lushnje dhe gegëve dhe se ay që do t'ua shesë atyre gjënë më të vogël do të ketë gjobë të madhe. Ata që janë nga Skrapari, Tomorica dhe Mallakastra, dmth nga rrethi i Beratit. kur të duan ndonjë gjë, të marrin leje nga bashkia me shkrim dhe pastaj ta blejnë gjënë...
Kodiku i 50-të u shkrua në 1411 nga Teodori, ish sekretar i Beratit pranë zotit Teodor Muzaka. Teodori e shkruajti këtë kodik kur ishte i mbyllur në kalanë e Skraparit.

Corovoda Online