• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Skrapari fiton për herë të parë drejtpërdrejt nga BE - Projekti synon Menaxhimin e Mbetjeve Urbane

"Bashkia Skrapar fiton projektin “Menaxhimi i Mbetjeve Urbane”... kështu u shkrua në titull kryesor në faqen zyrtare të Bashkisë Skrapar, mëngjesin e kësaj të marte 1 Gusht 2017. Një projekt që pritet të implementohet së shpejti, do të synoj ndërtimin e një mjedisi enkas, ku do të dekompozohen mbetjet e biodegradueshme. Ky projekt ka një rëndësi në impaktin natyror jo vetëm lokal, pasi pritet që të shërbej edhe si një ndalesë seleksioni e mbetjeve të riciklueshme dhe mbetjeve të tjera, ndërsa në vizion kohor në qarkun Berat pritet ndërtimi i një landfilli rajonal, duke e bërë Skraparin paraprirës në këtë hap.
Kjo është hera e parë që Bashkia Skrapar fiton drejtëpërdrejt fonde të BE. Mirëorganizimi i autoritetit vendor shpesh në Skraparin e deklaratave politike veçanërisht për Bashkinë Skrapar ka marrë vlerësime pozitive edhe nga kreu i ekzekutivit aktual Rama të bëra publike në një takim të një viti më parë, me fermerë të Skraparit, ku nuk munguan vlerësimet për projektet që harton Bashkia Skrapar. Sipas Corovoda Online, një Zyrë e krijuar enkas për Projektet dhe Informimin të Çështjeve të Bashkimit Europian është ngritur në Bashkinë Skrapar, me insistimin e kreut të Bashkisë Skrapar z.Spahiu.
Sipas Corovoda Online projekti i fituar është pjesë e akronimit LESS WASTE II për Shqipërinë si pjesë e projektit Interreg IPA - CBC 2014 - 2020 dhe më herët në mes korrik 2017, u shpallën projektet fituese ku mes aplikimeve rezultoi fitues edhe projekti i Skraparit
(Më shumë informacion në këtë link http://bashkiaskrapar.gov.al/2017/08/01/menaxhimi-mbetjeve-urbane/

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA