• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Koordinata X - Skrapari i viteve 1830 - 1831 - Çfarë thuhet në librin Shqipëria dhe Epiri?

Një Hartë e vitit 1828 e zmadhuar në ekstremitetet e Skraparit të Sotëm
Një botim i vitit 2017 i shtëpisë botuese "Neraida" sjell një përkthim të veprës së quajtur "Shqipëria dhe Epiri në vitet 1830 - 1831". Libri i përkthyer në shqip nga Kristaq Mandi, ka si autorë Kozma Thesprotos dhe Athanas Psalidha. "Midis të tjerash edhe pak material për Skraparin" - shkruan kështu prof.Viktor Bakillari gjatë leximit të kësaj vepre duke i ofruar lexuesit të blogut tonë edhe një mister më shumë. Në një postim në rrjetin social Bakillari shkruan:
" Midis të tjerash kishte edhe pak material për Skraparin. Në ato vite Skrapari, përbëhej nga 60 fshatra (bektashinj (në origjinal në tekst është shkruarmyslimanë) dhe nga një fshat ortodoks: Odriçani, sot fshat në komunën Piskovë në rrethin e Përmetit. Banorët janë ata që ka përshkruar Lord Bajroni: të rreptë dhe të ashpër, luftëtarë dhe armëmbajtës. Skrapari përshruhet drejt: vendmalor, ajërpastër, ujëpasur, dhe mjaft i pasur me kafshë të egra gjahu. Fshatrat më të dëgjuar të Skraparit të asaj periudhe kanë qenë Koprencka, Çepani dhe Sevrani. Për këtë të fundit, autorët n'a japin edhe të dhëna interesante për një figurë ende të panjohur shumë në popull; bëhet fjalë për Banush Sevranin, komandant i madh, nën drejtimin e të cilit u pushtua ishulli Psara (Greqi). Në fund autorët na japin edhe krahinat me të cilat kufizohet Skrapari, si dhe popullsinë e tij të përbërë nga 2300 shtëpi me rreth 13 800 banorë."


Ja se çfarë shkruhet tekstualisht për Skraparin në librin: “SHQIPERIA DHE EPIRI NE VITET 1830 – 1831”, f. 41-42:

Skrapari është nën varësinë e Vilajetit të Beratit. Ka 60 fshatra të gjitha myslimane dhe vetëm një të krishterë, Odriçanin, i cili është nën administrimin fetar të Mitropolitit të Korçës. Banorët janë shqiptarë të pashkolluar dhe të ashpër, luftëtarë dhe armëmbajtës. Shumica e fshatarëve janë të shpërndarë në rrëzën veriore të malit të Tomorit. Ka ujëra të mira dhe ajër të pastër. I gjithë vendi është malor, i thyer dhe pa lugina. Ka kafshë gjahu të shumta, dhi të egra e sorkadhe në male dhe gryka. Në vendet më të ulëta ka derra të egër, lepuj, dhelpra, kunadhe e të tjera të këtij lloji. Gjithashtu ka shumë thëllëza dhe pëllumba. Fshatrat më të rëndësishëm janë Koprencka, fshati më i madh, Çepani, Sevrani, vendlindja e Banush Sevranit, komandant i njohur në luftën greke, që nën udhëheqjen e tij shqiptarët u sulën drejt ishullit Psara dhe e pushtuan. Përfundimisht u vra nga grekët në Anatoli, një vend bregdetar i Etolisë, gjatë luftimeve në rrethimin e Anatolit dhe Mesolongjit. Fshat tjetër është Vokopola etj. Skrapari nga lindja ka Dangëllinë, nga perëndimi krahinën e Beratit, nga jugu Dëshnicën dhe nga veriu malet që ndajnë Tomoricën, Vërzhën dhe Oparin. Ka gjithsej 2300 shtëpi me rreth 13 800 frymë."

REFERENCA BIBLIOGRAFIKE KOZMA THESPROTOS dhe ATHANAS PSALIDHA Libri: SHQIPERIA DHE EPIRI NE VITET 1830 – 1831
Materiali për Skraparin gjendet në fq. 41 – 42.
Përktheu: Kristaq MANDI Sh.B. “NERAIDA”, 2017. 

Përgatiti: Viktor Bakillari

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA