• ---
  • ISLANDË, SËRISHT NË FOKUS TË MEDIAVE KLEVIS SULA
  • NJË TUBIM LUTJEJE PËR 20 VJEÇARIN NGA SKRAPARI DO TË MBAHET NË REJKJAVIK
  • QINDRA ISLANDEZË JANË NJOFTUAR PËR NJË EVENT NË FACEBOOK PËR DATËN 17 DHJETOR 2017
  • SIPAS NJË POSTIMI NË FACEBOOK, DO TË NDIZEN QIRINJ E KRYHEN LUTJE PRANË VENDIT KU NDODHI NGJARJA
  • TRUPI I PAJETË I KLEVIS SULA, 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI PRITET TË VIJ NË FUNDJAVË
  • CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET NË ÇOROVODË KU PREJ DITËSH FAMILJA KA HAPUR DYERT E MORTIT
  • 20 VJEÇARI NGA SKRAPARI U QËLLUA DISA HERË ME THIKË NË MENGJESIN E 3 DHJETORIT, NË REJKJAVIK - ISLANDË

Treguesit e Performancës Financiare - Ja në cilin vend është Rankuar Bashkia Skrapar?

Një vlerësim i performancës së gjithë bashkive në vend u bë publik pak ditë më parë në media.Vlerësimi i kryer nga Ministria e Financave iu referua vitit 2016. Me 15 kritere të matura e njëherësh të vlerësuara sipas pikëzimit çdo kriter = 15 pikë, u ndërtua një klasifikim dypjesor. Në pjesën e Parë Vlerësimi i performancës për Bashkitë e Mëdha në Vend ndërsa Pjesori i dytë jepte nominalisht Vlerësimin për të Gjitha bashkitë e Shqipërisë që kanë njësi auditimi. 15 kriteret mbi të cilat u ndërtua ky vlerësim ishin:
1. Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit
2. Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor
3. Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari
4. Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar
5. Urdhër-prokurimet e paautorizuara
6. Mjedisi i kontrollit
7. Menaxhimi i Riskut
8. Aktivitetet e kontrollit
9. Informimi dhe komunikimi
10. Monitorimi
11. Përgatitja e audituesve të brendshëm
12. Raportimi në kohë i Audituesve
13. Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm
14. Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm
15. Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Ndërsa në mediat kombëtare gjeti pasqyrim klasifikimi i parë ku flitej për Bashkitë e Mëdha në vend, Corovoda Online siguron klasifikimin e dytë për çdo bashki që ka njësi auditimi ku në bazë të pikëve për çdo kriter, dhe shumës në total bëhet vlerësimi i performancës së kritereve financiarë. Ku është renditur Bashkia Skrapar?
Bashkia Skrapar në këtë klasifikim rezulton e gjashta (me pikë të barabarta me Dropullin) gjithësej 380 nga 450 pikë të totalit.
Klasifikimi për Bashkitë e Tjera që kanë njësi auditimi është ky:
1. Bashkia Kamëz = 440 pikë
2. Bashkia Patos = 425 pikë
3. Bashkia Vorë = 415 pikë
4. Bashkia Memaliaj = 395 pikë
5. Bashkia Krujë = 385 pikë
6. Bashkia Dropull = 380 pikë
6. Bashkia Skrapar = 380 pikë
7. Bashkia Divjakë = 370 pikë
7. Bashkia Gramsh = 370 pikë
7. Bashkia Sarandë = 370 pikë
8. Bashkia Lushnje = 360 pikë
9. Bashkia Malësi e Madhe = 355 pikë
9. Bashkia Ura Vajguror = 355 pikë
9. Bashkia Vau i Dejës = 355 pikë
10. Bashkia Fushë Arrëz = 350 pikë
11. Bashkia Maliq = 345 pikë
11. Bashkia Pustec = 345 pikë
12. Bashkia Libohovë = 340 pikë
12. Bashkia Mat = 340 pikë
13. Bashkia Bulqizë = 335 pikë
14. Bashkia Librazhd = 330 pikë
14. Bashkia Pogradec = 330 pikë
15. Bashkia Finiq = 325 pikë
15. Bashkia Himarë = 325 pikë
16. Bashkia Mallakastër = 320 pikë
17. Bashkia Roskovec = 315 pikë
17. Bashkia Tepelenë = 315 pikë
18. Bashkia Kavajë = 300 pikë
19. Bashkia Kolonjë = 295 pikë
20. Bashkia Devoll = 290 pikë
21. Bashkia Kuçovë = 280 pikë
22. Bashkia Shijak = 230 pikë
23. Bashkia Tropojë = 195 pikë


Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA