Islandë - Vrasja e të riut nga Skrapari - Policia pritet të referoj materialet në Prokurori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Islandë - Vrasja e të riut nga Skrapari - Policia pritet të referoj materialet në Prokurori

Fatjon Kaloci
28.2.18
Policia e kryeqytetit islandez, Rejkjavik ka përfunduar hetimin e materialeve për vrasjen e kryer në 3 dhjetor 2017, në Austurvellir, një shesh qëndror në kryeqytetin islandez. Dosja e plotë ndodhet në duart e policisë dhe pritet ti kaloj në ngarkim prokurorisë. Lajmi publikohet nga kanali Ruv. Më herët policia po priste rezultate të analizave të ADN. Në 3 dhjetor 2017 një shtetas islandez rreth 29-30 vjeç sulmoi dy shtetas shqiptarë që i qëlloi me thikë duke i plagosur rëndë. Të dy shtetasit u çuan në spital por pas disa ditësh në mjediset e spitalit një prej tyre, Klevis Sula humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga sulmi. Agresori u kap disa orë më pas pas sulmit, në afërsi të lokalitetit Garoabae, dhe ende mbahet në paraburgim nga policia.
©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi / Ruv.is