Kosova ime në Skrapar - FOTO - Qindra vëllezër kosovar u strehuan në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kosova ime në Skrapar - FOTO - Qindra vëllezër kosovar u strehuan në Skrapar

Fatjon Kaloci
3.2.18
Ndërsa Kosova pret festën e 10-të të pavarësisë, këtë 17 shkurt 2018 Corovoda Online ndalon vite më parë në periudhën e luftës që edhe njëherë dështoi sikundërse ka ndodhur mes shekujsh kur luftrat janë përballur me shqipëtarët, këta të fundit gjithmonë kanë dalë fitimtarë. Mes gjakut, sakrificës dhe shpesh botën kundër, përpjekja e të parëve vijon ndër breza edhe sot. Ndërsa vogëlushët 10 vjeçar sot kanë një shtetin e tyre amë në Kosovë, shkurti pritet nga gjithë shqiptaria që edhe përse me sfidat e shumta të së tashmes gjen kohën për të ngritur në piedestal, krenarinë dhe amanetin e përhershëm "Bac' u kry"
Kosova feston 10 vjet pavarësi por rrugëtimi drejt pavarësisë nuk ka qënë i lehtë për vëllezrit kosovar. Nën tematikën e postimeve lokale që blogu ynë poston Corovoda Online sjell dy imazhe ndërsa fundvitet e 90's bashkuan gjakun, ndanë bukën dhe sofrën me sytë e veshët gjithë Skrapari s'e çfarë lajmesh do të vinin nga Kosova. Me këto dy imazhe arkiv Corovoda Online të cituar prej nesh si Kosova ime në Skrapar... ndajmë disa momente të një shtetasi kosovar tashmë, V.Bytyqi i cili me blogun tonë në komunikime shkruan dhe një fjali që ne e vleësojmë si shumë domethënëse: "M'i bëj të fala gjithë Çorovodës". E si për të harruar  vuajtjet e mijëra kosovarëve, në Skrapar ata u pritën në mes mikpritjes së thjeshtë skraparase, si të ishin heronj e të tillë ishin...  dhe janë... Mes imazheve momente të një koncerti të mbajtur në Corovodë për vëllezërit shqiptar të Kosovës që qëndruan në Skrapar.



©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi / Valmir Bytyqi