Përfundon me një lumë Kartonash të Verdhë - Mbyllet Barazim Takimi Termi - Skrapari - Barazimi erdhi në të 89'ën minutë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Përfundon me një lumë Kartonash të Verdhë - Mbyllet Barazim Takimi Termi - Skrapari - Barazimi erdhi në të 89'ën minutë

Fatjon Kaloci
22.9.18
Nisi me pak minuta vonesë Takimi Term FC- Skrapari në Stadiumin Olimpik në Tiranë mes një rekordi të madh kartonash të verdhë. Gjatë ndeshjes 8 kartona të verdhë u nxorën barabaratë 4 për Termin dhe 4 për Skraparin. Një minutë nga fundi i takimit në të 89'ën Ka barazuar Termi me golin e shumë munduar të Luli. Një epërsi 89 minutëshe e Skrapari nuk arriti t'i jap 3 pikë por gjithësesi skuadrat u ndanë me nga 1 pikë nga ky takim.


Kronologjia e Takimit
Nisi rreth orës 16:08 Takimi mes dy Skuadrave. Ky është takimi i 2të në këtë sezon. Fillimisht në të 11tën minutë Koçi u ndëshkua me karton të verdhë duke i dhënë kartonin e parë Termit. Në minutën e 18të Jaho do të shënonte për Skraparin duke e çuar takimin mes shifrave 0:1 për Skraparin. Një tjetër karton i verdhë u mor po në këtë minutë nga Malaj për ekipin Termi. Kartoni i tretë i verdhë për 45 minutëshin e parë i shkoi Skraparit ku lojtari ynë Kajo u ndëshkua në të 28'ën minutë.
16:55 - Përfundon Pjesa e Parë me rezultatin 0:1 në favor të Skraparit.
Ndeshja ka ri-nisur nën një mot të ngrohtë në Tiranë.
Në minutën e 55'të Termi bën ndërrimin e parë, futet në lojë Kruja /Mira.
Në të 60'ën Tafa për Skraparin ndëshkohet me të verdhë dhe 2 minuta më vonë po për Skraparin Jaho ndëshkohet në të 62'ën me të verdhë.
Minuta e 66'të sërisht ndërrim tek Termi, Pjetra zëvendësohet me Lulin. Skrapari në minutën e 72'ë ndëshkohet me karton të verdhë Gega.
Një rekord kartonash të verdhë në këtë takim. Është Minuta e 75'së për Termin ndëshkohet Peza.
Është Minuta e 80'të Skrapari bën ndërrimin e parë, Pepa zëvendësohet me Bilicari.
Edhe vendasit e Termit shfrytëzojnë ndërrimin e fundit në të 81'të minutë gjithnjë 0:1, Hyn në lojë Lleshi në zëvendësimin e Peza.
Një tjetër karton i verdhë, minuta e 83'të ndëshkohet lojatri i Termit Xhikola.
Barazon 1:1 Termi me një gol të Luli.
Ora lokale 17:59 Përfundon Takimi.
Ndoqët Corovoda Online Live Update: