• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Skrapari nis me fitore - Mbyllet me rezultatin 3:2 takimi i luajtur në Çorovodë mes Skrapari dhe Albpetrol

 Pamje nga Terreni Sportiv në Çorovodë - Shtator 2018 ©Corovoda Online
Ka fituar trepikëshin e parë Skrapari në sfidën e sotme ndaj Alpetrol. Takimi i vlefshëm për javën e parë të Kategorisë së Dytë / Grupi B nisi rreth orës 16:00 në terrenin sportiv në Çorovodë. Në minutën e 14'të Skrapari kaloi në epërsi sfidën me një gol të O.Guri.  Por ky moment epërsi nuk do të zgjaste shumë kur në minutën e 28' Kumanaku do të barazonte për miqtë nga Patosi. Vetëm 2 minuta më vonë në të 30'tën Jaho kaloi Skraparin në 2:1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në fillimin e pjesës së dytë, Alpetrol ishte më në kërkim të golit. Në minutën e 61'të goli i barazimit 2:2 do të vinte për Albpetrol nga Hatia. Në të 69'tën sërisht Oltion Guri do të kalonte në epërsi Skraparin duke e cuar rezultatin në 3:2 në favor të Skraparit. Me këtë rezultat u mbyll edhe krejt takimi, i cili i dha një 3 piksh të vlefshëm Skraparit. Në statistika takimi pati 3 kartona të verdhë, 2 ndaj miqve të Albpetrol dhe 1 për Skraparin. Në renditje provizore ndonse është takimi i parë i kampionatit që sa nis, Skrapari renditet i treti me 3 pikë të barabarta me Termin që kryeson nga golavarazhi dhe Maliqin që listohet i dyti. Në ndeshjet e sotme të kësaj kategorie u arriten 6 fitore dhe vetëm një barazim
© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA