IKMT - Të Premten 19/4 me shpërthim të kontrolluar do të prishet një objekt 5 Katësh në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

IKMT - Të Premten 19/4 me shpërthim të kontrolluar do të prishet një objekt 5 Katësh në Çorovodë

Fatjon Kaloci
18.4.19
Një pallat në rrënoja i mbetur prej vitesh i braktisur do të shembet nesër e premte 19.04.2019 në Çorovodë. Pallati i lokalizuar pranë lagjes Estref Caka do të shembet përmes lëndëve shpërthyese, ndërsa më herët ndër vite ky pallat dikur i banuar u evakua në fillim të viteve 90't pas rriskut të lëkundjeve sizmike dhe terrenit. Në njoftimin zyrtar të IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit), të publikuar rreth orës 15:00 të së enjtes 18.04.2019 thuhet:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.
Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.
IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues / social fb IKMT