BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Poliçan - Mes emocionesh Përlotet aktorja e njohur Egla Ceno - Aktiviteti zgjoi interes në Bashkinë Poliçan / VIDEO

Posted on Monday, May 20, 2019 and filed under , , , , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Me zërin që dridhej në skenën ku i ati i saj punonte si kino operator, aktorja Egla Ceno ishte këtë fundjavë në Poliçan. Në një aktivitet kulturor të zhvilluar në Sallën e Kulturës të premten e 17 majit 2019, aktorja protagoniste në disa realizime kinematografike e shoqëruar nga aktori i humorit Sejfulla Myftari ( Cekja ) tërhoqën publikun në salla sërisht, duke sjellë emocione të veçantë. Nën videowall ndërsa aktorja fliste shfaqeshin imazhe të Poliçanit të dikurshëm me thesarin më të shtrenjtë, jo vetëm të saj, Agim Ceno. Aktorja në rrjetin social shpërndau një video momentum, duke shkruar se " Këtë mbrëmje do t'a mbaj gjithmonë në zemër". Aktorja e një sërë roleve skenike teatral, film apo dhe sitcom së fundmi,  ka lindur në Poliçan në 4 Prill. Në filmat më të rëndësishëm IMDb, dritarja më e madhe e filmave botërorë liston rolet e saj në filmat "Hije" (2016), "Sex, Përrallë dhe Celular" (2015) "Shtëpia e Agës" (2019). Aktiviteti u organizua në vëmendjen e Kreut të Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj.

0 Responses for “ Poliçan - Mes emocionesh Përlotet aktorja e njohur Egla Ceno - Aktiviteti zgjoi interes në Bashkinë Poliçan / VIDEO”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social