• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

84 Vjet nga Rënia e Heroit "Riza Cerova" - EXLUSIVE (Botimi i 1941) - Emërimi si Oficer në Skrapar - Njohja me Dimitrov dhe Letra e Fundit.


Ndërsa institucionet janë ende nën apatinë e përkujtestave klishe, shpesh herë të mërzitshme dhe pa hulumtime, Corovoda Online sjell për herë të parë një shkrim të 1941 për Riza Cerovën ndërsa shënon 84 vjetori i Rënies së Heroit.
(Në vijim Corovoda Online poston të censuruar këtë shkrim i vitit 1941 që i përket arkivit tonë)
Në një shtëpi patrioti, përballë Tomorrit, lindi një bir i thjeshtë i maleve, Rizai. Ai do të mbante për mbiemër emrin e fshatit të vetë, Cerova. Lindi në vitin 1896. Shkoi pas të atit dhe njerëzve të tij në Selanik e në Stamboll ku u shkollua, u burrërua e u zgjua tek ai ndjenja e atdhedashurisë. Në vitin 1913 kur ishte ende nxënës në shkollën shqipe të Korçës, mori pjesë në një ndër çetat e lirisë së asaj krahine dhe pas disa muajsh në atë të Skraparit, ku ishte edhe vëllai i tij Aliu.


Luftoi në Tëndën e Qypit në Malin e Vëndreshës për të ndaluar marshimin e shovinistëve të huaj drejt zemrës së Skraparit. Rizai u plagos. Gjaku i tij i ndezur kishte hyrë nëpër shtigjet e lirisë... Mëmëdheu ishte në trazira të mëdha: armiqtë e jashtëm, sidomos shovinistët fqinj, nga njëra anë dhe veglat e tyre nga ana tjetër kishin vendosur t'a coptonin. Skrapari në atë kohë u nda në tresh, nga fuqitë ndërluftuese. Cerova takoi të ishte nën pushtimin italian. Gjatë kësaj kohe Rizai mori edhe një plagë tjetër. Ai u dërgua për t'u kuruar në Itali. Kur u rikthye në atdhe i'u bashkua luftës kundër italianëve. Pasi u ndërmorr vendimi i Kongresit të Lushnjes, për çlirimin e plotë të Shqipërisë, nga pushtuesit e huaj, Riza Cerova u radhit ndër drejtimisit së bashku me shokë të tjerë të 600 vullnetarëve të Skraparit dhe të krahinave të tjera. Fitorja e parë u arrit me çlirimin e Këlcyrës, Tepelenën e zbritën për çlirimin e Vlorës. Pas dëbimit që i'u bë të huajve, Riza Cerova u gradua oficer dhe shërbeu në Skrapar fillimisht, pastaj në Shijak, Vlorë e Gjirokastër. Gjatë këtyre viteve nuk munguan as shërbimet në zonat veriore të Shqipërisë ku ai zuri miqësi të ngushtë me Barjam Currin. Emri i Riza Cerovës nisi të dëgjohej kështu në të gjithë vendin veçanërisht në periudhën 1921 - 1924 ku në vend zhvillohej një luftë e ashpër politike. Në gazetat "Politika" dhe "Populli" të datave 9 dhe 15 mars 1923, ai shkruante: "u them gjithë djemve të Shqipërisë që të mos rrijnë nëpër kafenerat dhe të ngrenë kupat për shëndetin e qeverive të mëdha evropiane, që lozin me fatet e këtij shteti. Vëllezër, Evropa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lirë e të lulëzuar; pra, mblidhni mendjen në krye se themelet e këtij shteti ose do ti vemë vetë, ose të shuhemi për jetë".
Ishte qarkkomandant në vlorë kur Ahmet Zohu dhe klika e tij organizoi vrasjen e Avni Rustemit në maj 1924. Riza Cerova së bashku me Halim Xhelon e të tjerë sapo u informuan, dhanë kushtrimin e revoltës kundër këtij krimi të shëmtuar. Në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit 1924 Riza Cerova ishte ndër më aktivët. Së bashku me kolegët e tjerë Rizai morri pjesë në çarmatosjen e garnizoneve të Tepelenës dhe Xhandarmërinë e Përmetit. Më pas kaluan në Skrapar, Berat, çliruan Lushnjen, Kavajën dhe hynë me forcat e tjera kryengritëse që vinin nga të gjthë anët e Shqipërisë drejt e në Tiranë. Po kjo fitore nuk e pati jetën të gjatë. Fqinjët ndërhynë brutalisht në vendin tonë sërisht. Një nga ata që i mbetën besnikë popullit n% luftën kundër rregjimit të Zogut ishte edhe Riza Cerova. Ai vazhdoi luftën kundër forcave mercenare dhe të huaja në Qafën e Tujanit në Dajt, Priskë, Kavajë. Më pas deri në janar 1925 qëndroi ilegalisht në Skrapar derisa u detyrua të largohej për në Selanik ku iu bashkua mërgimtarëve politikë shqiptarë që kërkonin një Shqipëri demokratike. Me ndihmën e Federatës Komuniste Ballkanike, të mërguarit organizuan një konferencë në Vjenë dhe në 25 mars 1925 u formua ajo që u quajt KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar). Në vjenë Riza Cerova përforcoi bindjet për të vijuar rrugën revolucionare. Aty, mes dhimbjes mori vesh për vrajsen e shokut të tij Barjam Curri. Duke qënë se ishte anëtar i Federatës Komuniste Ballkanike, ai mori pjesë si delegat i Selanikut edhe në mbledhjen e bërë në Vjenë në 1928, mbledhje të cilën e drejtonte Dimitrov, një emër i njohur për Rizain pasi ky e kishte dërguar atë në Bashkimin Sovjetik ku kishte ndjekur kurse politiko-ushtarake. Pas takimit me Dimitrov në Vjenë Riza Cerova filloi të punonte hapur me komunistët grekë, turq e ballkanas sipas udhëzimeve që i vinin nga Komiterni. Rizai kështu mori pjesë në shumë misione dhe aksione sekrete në Greqi kundër trockistëve, pastaj në Rumani, Bullgari, Gjermani, Iran, Austri, Turqi dhe deri në Kinë... . Në një raport të një mbledhje të gushtit 1934 të Komiternit, ai u porosit të përfitonte nga amnistia. Kështu ai u rikthye në Shqipëri. I pari që takoi në atdhe ishte Ali Kelmendi. Në Tiranë qeveria madje i propozoi para dhe poste zyrtare por ai nuk pranoi. Sapo do të niste Kryengritja e Fierit, Riza Cerova në 13 gusht ishte afër Beratit me çetën e tij të Skraparit. Kur mori vesh se Kryengritja e Fierit dështoi, u tërhoq në malet e Skraparit duke mbajtur me vehte vetëm 7 shokë duke u përpjekur të ti shpetonin gjurmimin që kishte nisur nga detashmentet e Skraparit, Korces, Beratit, Përmetit dhe Pogradecit. Me këmbët e fryra nga ecja në afërsi të një fshati të Pogradecit pranë një pylli, ndërsa këmbët i rrithnin gjak, në 24 gusht nisi të shkruante letrën e fundit:

"E dashur nënë, grua dhe fëmijë!... Për mua keq mos i'u vij, se unë për Shqipërinë luftova, për popullin fukara. Do të vij një kohë që Shqipëria do të bëhet, dhe populli nuk do të vuajë më, kjo do të bëhet... pa bejlerë e pa agallarë..." Ministri i brendshëm i kohës dha urdhër që fotografia e trupit të vrarë së Riza Cerovës të publikohej në të gjitha gazetat e kohës, me qëllimin që të trembëj cilido që do të ndrihej në revolucion. Por fotoja u pre nga çdo i ri shkollar dhe u ruajt si emblemë që nxiste për kushtrim...
©Corovoda Online / Fatjon Kaloci

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA