• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Mëlovë - 30/31 Gusht 1942 - Mestan Ujaniku dhe Gjin Marku mposhtën Italianët - Rrethimi i Mëlovës

Imazh Arkiv Corovoda Online 1942
Në këtë ndalesë, Corovoda Online rikujton një prej ngjarjeve të rëndësishme që u konsiderua si data e fillimit të revanshit të madh të partizanëve të Skraparit të 1942 drejt Çlirimit. Pasditen e 30 gushtit 1942, çeta partizane së bashku me forcat vullnetare rrethuan fshatin Mëlovë. Më herët, forca të shumta armike te udhehequra nga Xhaf Bali, u nisen nga Gramshi drejt Tomorricës, aty mga mesi i muajit gusht, pasi Mustafa Kruja asokohe kryeministër kishte kërkuar "revansh" deri në masakra ndaj "rebelëve" të Tomorricës dhe Skraparit. Xhandarët e Xhaf Balit para se të vinin në Mëlovë, filluan të plaçkisnin, digjnin, çarmatosnin dhe kryenin masakra në Ujanik dhe Zaloshnje. Ndërsa ata besonin se "ishin" fitimtarë ndaluan në Mëlovë. Në kushtet e këtij represioni të egër të milicisë fashiste, shtabi i çetës as u tremb e as u tërhoq, por menjëherë duke u mbledhur në shtëpinë e Atdhetarit të Shquar Hysen Zaloshnja, hartoi planin për rrethimin dhe shpartallimin e Detashmentit të karabinerisë e milicisë fashiste. Pasditen e vonë të 30 gushtit 1942, Çeta Plakë e Skraparit, me Mestan Ujanikun dhe Gjin Markun rrethuan Mëlovën. Pa u gdhirë data 31, çeta partizane së bashku me njësitet vullnetare, rrethoi fshatin Mëlovë nga të gjitha anët. Çeta pasi bëri rrethimin e plotë i dërgoi komandantit fashist një lajm ku e njoftonte se detashmenti që drejtohej nga ai ishte i rrethuar dhe i kërkonte të dorëzohej se për ndryshe do të azgjesoheshin me forcën e pushkës partizane. Xhaf Bali ju lut komandës së çetës partizane që të mos bëjë çarmatimin e detashmentit të milicisë fashiste. Kërkesa e tij u refuzua dhe milicët fashiste vendosën të bejnë qëndresë. Ndërkaq komanda e çetës dha urdhërin e sulmit, ku nga të shtënat e pushkëve u tmerruan armiqtë, në këto kushte përpara zjarrit të fuqishëm të pushkëve partizane, fashistët u detyruan të ngrenë flamurin e bardhë në lagjen Zhit ku ishin përqëndruar.

Për çarmatosjen e forcave të milicisë të komanduara nga kapiteni Xhaf Bali, si rezultat i punës së madhe që kishte bërë më pare çeta fshat më fshat, u ngrit i gjithë populli i Tomorricës e zonat përreth. Me t’u dhënë sinjali “Tre pushkë e një bombë” u grumbulluan 300 burra të armatosur në ndihmë të çetës.

Plani i goditjes së forcave të Milicisë fashiste jo vetëm që ishte hartuar në detaj nga shtabi i çetës, por ai u bë i njohur tek çdo partizan i çetës apo njësiteve vullnetare që kishin ardhur nga çdo fshat i Tomorricës. Për arritjen e suksesit duhej zbatuar me përpikmëri çdo element taktik i planizuar siç ishin;
 1- Befasia e goditjes
2- Rrethimi natën dhe me shpejtësi
3- Shfrytëzimi i terrenit që ishte i njohur mirë nga secili luftëtar
4- Atdhetarizmi i flakët i popullit të Skraparit
Kjo bëri që pas 5 orë luftimesh, në orën 11 të datës 31 gusht kokëulur, 63 milicët me gjithë komandantin e tyre Xhaf Bali u detyruan të dorëzojnë armët te vendi ku sot ngrihet madhërishëm lapidari në mes të fshatit Mëlovë. Armët e tyre ju shpërndanë popullit, kurse milicët e çarmatosur u lanë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Xhaf Bali ju lut shtabit të çetës, që me qënë se ishte oficer e quante të turpshme që t’a çarmatosnin ndaj ti lihej të paktën revolja. Por shtabi i çetës edhe këtë kërkesë nuk e pranoj, vendosi që të mos pushkatohej, por të çarmatosej si gjithë të tjerët. Komisari Gjin Marku dhe nënkomandanti Ramiz Aranitasi e të tjerë u folën milicëve qëllimin që kishte LANÇ. U porositën ata që të tërhiqeshin nga shërbimi i fashizmit dhe të bashkoheshin me luftën, për këtë u lanë së bashku me komandantin e tyre u shoqëruan deri në fshatin Radësh.

Çarmatosja e Detashmentit të Milicisë fashiste ishte aksioni më i rëndësishëm i fazës së parë të luftës antifashiste në Qarkun e Beratit dhe në krejt Shqipërinë. Ja si i drejtohet Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Zyrës Politike Tiranë, zv/ prefekti Barjam Kokla:
“Ju njoftoj se kapiten Xhaf Bali, karabinierët dhe milicët u liruanë prej bringandëve. Oficeri i naltreguem njoftoi telegrafikisht prej Çorovodës se një luftim prej 35 orësh i rrethuem prej një shumicë të madhe komunistash, kërkoj dhe u dha rrugë e lirë prej karabinierëve, ndërsa milicët ju desh me dorëzue armët. U rrethuan në dy shtëpi në katundin Mëlovë... Jemi tue formue fuqi kundra çetës komuniste.”

Jehona e aksionit të Mëlovës nga çeta e Skraparit bëri që fashistët të alarmuar në gjithë Shqipërinë, të egersuar nga poshtërimi që ju bë duke i çarmatoasur, morën urdhërin të vepronin me shpejtësi për të rrethuar Skraparin.

Për të realizuar këtë vunë në dispozicion 13 kompani dhe e sulmuan Skraparin nga Berati, Gramshi e Elbasani për ta shpartalluar me çdo kusht Çetën partizane e cila së bashku me popullin po i shkaktonte dëme atij. Komanda e Përgjithshme e Milicisë në Tiranë, e mori vet drejtimin e operacionit ku veç Tiranës, u dërguan qindra forca milicësh edhe nga Korça, Elbasani, Berati dhe Gramshi (Forcat e milicisë të ardhura nga Korça drejtoheshin nga Tom Pjetër Toma, i cili në zonën e Korçës e të Skraparit kreu shumë krime por i pagoi me jetë). Përballë forcave të shumta të milicisë fashiste, Partizanët e çetës, megjithëse të pakët në numër, pas fitores mbi Xhaf Balin, ishin plot entuziazëm për fitore të reja duke përballur me sukses sulmet armike duke e bërë atë që të pësojë disfat me turp.

Poema “Deti në Tomorr” nga Moisi Zaloshnja jep një përshkrim të ngjarjes:

                             Urdhër vjen nga Musolini:
                             Gjith me hekur e me zjarr
                             Këmb të kuqsh të mos lini
                             Tej e ndanë në Skrapar...

                            ...Urdhëro kapiten Xhafa,
                            S’është kriz për gryka qafa
                            Nga Dëvria në Kulmak
                            Në Qaf-Gjarpër në Qaf-Beç
                            Veç ngado s’hyn dot pa gjak
                            Veç ngado vdekjen do gjeç...

©Corovoda Online / Fatjon Kaloci

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA