Ngjarja e 5 viteve më parë, "kërcënon" Financat e Bashkisë Skrapar - Gjykata Administrative e Apelit njeh dëmin që duhet të paguajnë ARRSH dhe Bashkia Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ngjarja e 5 viteve më parë, "kërcënon" Financat e Bashkisë Skrapar - Gjykata Administrative e Apelit njeh dëmin që duhet të paguajnë ARRSH dhe Bashkia Skrapar

Fatjon Kaloci
20.8.19
 FotoWeb / Gjykata Administrative e Apelit
Pesë vite më parë, në 21 gusht 2014, dalja nga rruga e një mjeti tip Fuoristradë ku asokohe u aksidentuan 3 persona, solli një dinamikë të gjatë gjyqësore, mes të aksidentuarve nga ky aksident kundër Bashkisë Skrapar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ngjarja u publikua ne shumë media kombetare duke zgjuar interes edhe për faktin se aksidenti ndodhi në zonën ku zhvillohej pelegrinazhi bektashi. Por së fundmi, në Prill 2019, Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi dëmin që dy institucionet duhet t'i paguajnë palëve në aksident, një vlerë financiare të madhe për financat e vendorit. Vendimi i muajit prill 2019 nuk përcakton sesa pjesë dëmi duhet të paguhet nga Bashkia dhe sa duhet të paguhet nga ARRSH.
Por sa është shuma e kërkuar për dëmshpërblim?
Corovoda Online po i referohet këtij vendimi të shpallur në 2 Prill 2019. Në objektin e vendimit thuhet:
Detyrimin e të paditurve Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Corovode-Skrapar, për të dëmshpërblyer paditësat Deli Dervishi, Muharrem Dervishi, Gjurxhi Dervishi dhe Gramos Dervishi, dëmin e plotë pasuror dhe jopasuror, pasojë e aksidentit të datës 21.08.2014.
- Për Deli Dervishi:
Dëm pasuror + Dem jopasuror nga plagosja e tij dhe plagosja e vëllait të tij në shumën:
8.219.662 + 13.247.919 + 2.798.065 = 24.265.646 lekë.
Vlerë e llogaritur nga eksperti sipas Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Vendimi Nr.13, Shtator/2007, duke marrë për bazë variantin minimal të përllogaritur nga eksperti.
- Për Muharrem Dervishi:
Dëm pasuror + Dem jopasuror nga plagosja e tij dhe plagosja e vëllait të tij në shumën: 
4.409.783 + 8.394.196 + 4.415.973 = 17.219.952 lekë.
Vlerë e llogaritur nga eksperti sipas Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Vendimi Nr.13, Shtator/2007, duke marrë për bazë variantin minimal të përllogaritur nga eksperti.
- Për Gramos Dervishi:
Dëm jopasuror nga plagosja e fëmijëve të tij, Deli e Muharrem Dervishi, në shumën:
4.415.973 + 2.798.065 = 7.214.038 lekë.
Vlerë e llogaritur nga eksperti sipas Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Vendimi Nr.13, Shtator/2007, duke marrë për bazë variantin minimal të përllogaritur nga eksperti.
-Për Gjurxhi Dervishi:
Dëm jopasuror nga plagosja e fëmijëve të saj, Deli e Muharrem Dervishi, në shumën:
4.415.973 + 2.798.065 = 7.214.038 lekë.
Vlerë e llogaritur nga eksperti sipas Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Vendimi Nr.13, Shtator/2007, duke marrë për bazë variantin minimal të përllogaritur nga eksperti.

Vetëm përmes mbledhjes së këtyre shumave, pa ditur për pagesa gjyqësore pasi nuk kemi informacion, rezultati shkon në afërisht 600 milion lekë të vjetra (saktësisht 55.913.674 lekë të reja). Jozyrtarisht, thuhet nga burime se kjo çështje është çuar për rekurs në Kolegjin Administrativ në Gjykatën e Lartë. Ndonse gjasat për rrëzimin e kësaj padie janë të ulta, le të shpresojmë se pjesa e dëmit që duhet paguar nga taksat e subjekteve dhe banorëve vendas të jetë sa më e ulët.
© Corovoda Online / Imazhi bashkëngjitur fotoweb / Gjykata Administrative e Apelit