Vecorite Klimaterike te Zones se Skraparit, Ja Cfare duhet te DinI **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vecorite Klimaterike te Zones se Skraparit, Ja Cfare duhet te DinI

Fatjon Kaloci
30.5.11
Veçoritë klimatike të Skraparit, janë përcaktuar jo vetëm prej faktorëve të përgjithshëm të klimës të të gjithë vendit por edhe nga faktorë lokalë; tiparet e relievit, (lartësia nga niveli i detit, drejtimi i vargjeve kodrinore e malore, ekspozimi dhe pjerrtësia e shpateve), tiparet e bimësisë, largësia nga deti etj.

Për Skraparin, rolin kryesor në formimin e kushteve klimaterike e luan relievi dhe karakteristikat e tij. Drejtimi i përgjithshëm i formave kryesore të relievit, vargjet dhe luginat nga juglindja deri në veriperëndim ka përcaktuar karakterin më mesdhetar të klimës së Skraparit sepse lejojnë depërtimin e masave ajrore të Adriatikut në brendësi.

Rol më të madh në këtë aspekt, luan më tepër lugina e Osumit. Duhet të theksojmë se kjo luginë është e mbrojtur nga erërat veriore e verilindore prej vargut të fuqishëm Tomorr-Kulmak-Miçan. Ndërsa në luginën e Tomoricës, klima është më e ashpër. Një tipar karakteristik i klimës në Skrapar është ndryshimi i madh klimatik edhe në elementët klimatikë, duke krijuar mikro-klima.

Territori i Skraparit, në ndarjen e përgjithshme klimatike të Shqipërisë, bën pjesë në dy zona: 1).mesdhetare-kodrinore (nënzona qëndrore) dhe 2)mesdhetare-malore (nënzona jugore).

Zona e klimës mesdhetare kodrinore

Shtrihet përgjatë luginës së Osumit dhe të Tomorricës. Në luginën e Osumit, kufiri i zonës kalon në Novaj, Vërzhezhë, Qafë, Koprënckë, Malind, Rog, Rovicë e vazhdon deri në Valë nga të dy krahët. Ndërsa në luginën e Tomorricës kufiri i kësaj zone kalon në Dobrenj, Gurazez, Barç i poshtëm, Kuç në krahun e djathtë të luginës e pastaj kalon në fshatrat Mëlovë, Zaloshnje, Gjerbës e deri në Tërrovë në krahun e majtë.

Zona e klimës mesdhetare kodrinore, karakterizohet për temperatura mesatare vjetore që shkojnë nga 17 – 19? Celsius. Temperaturat mesatare të janarit lëkunden në kufijtë nga 5 – 6’5 ? Celsius, ndërsa ato të muajit korrik variojnë nga 21 – 23 ? Celsius.

Megjithatë lartësitë në të cilat shtrihet kjo zonë klimatike, 200-400 m mbi nivelin e detit, nuk mungojnë edhe temperaturat negative të cilat kanë shkuar edhe deri në -7 ? Celsius e deri në -8? Celsius, raste këto në luginën e Tomoricës. Apo siç edhe ka ndodhur më datën 26 janar të vitit 1954, kur është regjistruar në Corovodë temperatura prej -13’5? Celsius.

Përgjjithësisht, në këtë zonë vërehen mesatarisht 2-3 ditë në vit me temperatura mesatare ditore negative, 29-30 ditë me temperaturë nga 0 deri 5? Celsius. Ndërsa temperaturat mbi 10? Celsius ka mesatarisht 190-200 ditë dhe fillojnë rreth datave 15-30 mars.

Sasia e rreshjeve si zonë lëkundet në shifrat 1 100 deri në 1 200 mm. Rreth 65% e reshjeve bien në vjeshtë-dimër. Në këtë zonë mbi 95% e rasteve me reshje, janë në formë shiu. Bora është fenomen i rrallë, mesatarisht regjstrohen 4-5 ditë të tilla.

Zona mesdhetare malore.

Kjo zonë shtrihet përgjithësisht mbi lartësitë 1 000 m. Por, kufiri i saj nuk shtrihet në të njëjtën lartësi në të gjithë territorin. Ky kufi është më poshtë, deri në lartësinë 600m në luginën e Tomoricës dhe të Turbohovës dhe më të lartë në luginën e Osumit.

Karakteristikë për këtë zonë klimatike është fakti se erërat më të shpeshta janë ato juglindore, jugore e veriore. Në periudhën e verës mbizotërojnë erërat veriperëndimore. Dimri, përgjithësisht është i ftohtë. Temperaturat mesatare të muajit shkojnë nga minus deri në +2? Celsius.

Temperaturat mesatare mbi 7? Celsius, fillojnë zakonisht nga mesi i muajit prill dhe mbarojnë nga fundi i tetorit. Ndërsa temperatura e vegjetacionit, me temperaturë mesatare mbi 10? Celsius fillon në fund të dyjavorit të parë të muajit maj dhe mbaron në dujavorin e parë të muajit tetor.

Kjo zonë karakterizohet edhe nga ditë të akullta të cilat vrojtohen që nga muaji tetor e deri në prill duke arritur në rreth 120 ditë të tilla. Temperatura mesatare e muajit korrik lëkundet midis vlerave 14-16? Celsius. Kjo zonë dallohet edhe për vlera të larta të amplitudës së temperaturave ekstreme deri në 48? Celsius.

Këtu bie edhe sasia më e madhe e rreshjeve të rrethit. Mesatarisht, ajo shkon në 1 400 deri në 1 600 mm dhe ditë të tilla arrijnë 100 – 110 me 1mm reshje.

Fenomeni i dëborës është i përhershëm. Shtresa e dëborës fillon zakonisht në dekadën e parë të muajit dhjetor (mbi lartësinë 1 500m) dhe vazhdon deri në dhjetëditshin e parë të muajit prill.

Deri në lartësitë 1 500 m, numërohen rreth 30ditë me shtresa bore, kurse mbi këtë lartësi shkon nga 60 ditë deri në 150 ditë.

Analiza e elementëve klimatikë.

Për të dhënë karakteristikat e ecurisë së elementëve klimatikë, kemi shfrytëzuar të dhënat e buletinëve hidro-meteorologjike, që përfshijnë periudhën e pandërprerë nga viti 1931 deri në vitin 1989 si edhe për dhjetëvjeçarin e fundit, atë të viteve ’90. Jemi mbështetur më tepër në vrojtimet personale, sepse siç dihet, vala e shkatërimeve të këtij dhjetëvjeçari nuk kurseu as stacionet hidro-meteorologjike.

Rrezatimi diellor.

Për natyrën specifike të relievit të Skraparit, vlerat e rrezatimit diellor dhe për rrjedhojë sasia e ngrohtësisë për pika të ndryshme të rrethit është e ndryshme.

Mesatarisht, sasia vjetore e energjisë diellore që bie mbi çdo cm 2 , të sipërfaqes horizontale të rrethit të Skraparit është llogaritur në vlerën 107 kkal. Kjo sasi është më e vogël se mesatarja e sasisë së rrezatimit diellor që merr gjithë territori i Shqipërisë. Megjithatë, në varësi të përkundrejtimit të shpateve si edhe të pjerrësisë së tyre,

konstatohet se shpatet me përkundrejtim juglindor marrin sasi më të madhe të energjisë diellore.

Rrezatimi i drejtëpërdrejtë diellor.

Nga analiza e këtij elementi në lartësi të ndryshme, del se vlerat e intesitetit të rrezatimit diellor janë mjaft të konsiderueshme, për çdo brez lartësie. Kjo është rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e tejdukshmërisë së lartë të atmosferës.

Intesiteti i rrezatimit të drejtëpërdrejtë, në muaj të ndryshëm dhe për breza të ndryshëm lartësie, ndryshon në mënyrë graduale. Kështunë lartësinë deri në 800 m, mbi nivel deti, intesiteti i drejtëpërdrejtë, në muajin janr në orën 12: 00 ka vlerën mesatare 1,265 kal/cm 2 /min, ndërsa në muajin korrik është 1,285 kal/cm/min. Nga muaji janar vlerat e tij rriten deri në korrik dhe pas këtij muaji ato ulen përsëri.

Edhe gjatë një dite, vëmë re dukurinë e rritjes nga ora 08: 00 deri në orën 12: 00 e pastaj rënien duke kapur vlerat më të ulta në orën 16: 00 në janar dhe në orën 18: 00 në muajin qershor.

Temperaturat e ajrit.

Edhe në studimin e ecurisë së këtij elementi, kemi ndjekur të njëjtën proçedurë të sipër përmendur. Në këtë analizë, kemi parë vlerat mesatare, maksimale, minimale, shumat e temperaturave etj, duke u bazuar në të dhënat e vendmatjeve të Corovodës, Potomit, Ujanikut, Koritës dhe Nishovës e Barçit.

Temperaturat mesatare të ajrit, ecuria vjetore e tyre.

Megjithëse numri i vendmatjeve është relativisht i pakët (për vrojtime të gjata shumëvjeçare) janë vetëm tre të tilla: Corovodë, Potom, Ujanik. Janë marrë edhe ato të vendmatjeve të tjera me kohëzgjatje më të shkurtër. Nga të dhënat del qartë ligjësia e shpërndarjes në hapësirë e vlerave mesatare vjetore të temperaturës. Kjo do të thotë se me rritjen e lartësisë temperaturat ulen në mënyrë të dukshme dhe kjo vihet re në të gjithë territorin. Në zonën e ulët, deri në lartësitë 600-700m temperaturat mesatare vjetore nuk zbret nën 13-14? Celsius, në lartësitë deri në 1 100m ajo lëkundet midis 8-10? Celsius.

Duke ndjekur vlerat mesater muajore shumëvjeçare të temperaturave së ajrit, vëmë re se ecuria e këtij treguesi gjatë vitit përfaqëson një kurb me kulm në gusht dhe me pikën më të ulët në janar.

Në ecurinë e temperaturës mesatare vjetore dallojmë disa tipare:

Temperaturat mesatare vjetore në Skrapar nuk e kanë dukuri uljen e temperaturave deri në vlera negative. Përgjithësisht vlerat më të ulëta të saj lëkunden nga 0.6 deri në 5.7? Celsius, kurse vlerat më të larta nga 17.5 ? Celsius deri në 23 ? Celsius. Rritja e temperaturës mesatare fillon gradualisht nga muaji janar dhe merr vlerën më të lartë në

muajin gusht. Në gusht fillon ulja graduale e temperaturës. Megjithëse ky proçes, është një ligjësi e përgjithëshme, shpejtësia e ndryshimit të temperaturave nga njëri muaj në tjetrin nuk është e njëjtë. Kështu diferencat më të vogla i vërejmë midis muajve janar-shkurt. Midis këtyre muajve ato shkojnë nga 0.1 deri në 1.1? Celsius. Në muajt prill-maj, ndryshimi arrin vlerën më të madhe nga 4.1 deri në 5.7? Celsius. Midis muajve maj-qershor-korrik ajo arrin vlerat më të ulëta dhe në muajt korrik-gusht arrin minimumin e dytë (0.1 deri 1.1? Celsius). Pas muajit rifillon rritja e ndryshimit duke kapur vlerën më të madhe në muajt tetor-nentor, 4.6 deri 5.0? Celsius.

Edhe përsa i përket vlerave të amplitudës mesatare, ato nuk janë të mëdha. Ato qëndrojnë në kufijtë 17-18? Celsius. Ecuria e temperaturave dekadike të ajrit për periudhën e dimrit, në asnjë rast nuk arrin vlera negative, (ndodhin më tepër në dekadën e parë dhe pjesërisht tek e dyta e muajit janar). Këto vlera luhaten nga 0.5? Celsius në Ujanik deri në 5.5? Celsius në Corovodë.

Nga dekada e tretë e janarit deri në dekadën e tretë të shkurtit, vërehet një qëndrueshmëri e vlerave të temperaturës. Përjashtim këtu bën dekada e dytë e shkurtit ku zakonisht ka një ulje të temperaturës.

Muajt që vijojnë shoqërohen në rritje të vazhdueshme të temperaturës nga dekada në dekadë. Kjo dukuri vihet re deri në muajin maj. Në muajt qershor-gusht, vlerat e rritjes vijnë duke u zvogëluar. Në dekadën e dytë të gushtit, ato shuhen dhe fillon proçesi i uljes së temperaturave dekadike. Ky proçes vazhdon deri në dekadën e dytë të janarit. Vlerën më të lartë ato e arrijnë në dekadën e tretë të tetorit deri në 2.8? Celsius. Vlen të përmendim se vlerën më të lartë të temperaturës mesatare e gjemë në muajin gusht (në Ujanik) 18.6? Celsius dhe (në Corovodë) 24.3? Celsius.

Përgjatë luginës së Osumit deri në lartësitë 650m mbi nivel deti, rifillimi i vegjetacionit në pranverë, në minimumin biologjik 7? Celsius ku edhe 6 është i mundshëm e gjejmë në dekadën e parë të janarit dhe në zonat mbi 650 m në dekadën e tretë të marsit. Në vite të veçanta vonesat e fillimit të tyre në pranverë nuk i kalojnë të 30 ditët nga data mesatare.

Ndërsa përfundimi i temperaturave 7? Celsius, vazhdon deri në mesin e dekadës (dhjetëditshit të dytë të dhjetorit) për zonën deri në 650 m e deri në dekadën e tretë të nëntorit mbi këtë lartësi.

Temperaturat maksimale apsolute.

Eshtë një tregues mjaft i rëndësishëm i temperaturës së ajrit. Vlerat e saj kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë mbi ecurinë e tërë proçeseve jetësore.

Vlerat më të larta të temperaturës maksimale apsolute, të cilat në zonën e ulët të rrethit (deri në 600m) arrijnë deri në 42? Celsius, vrojtohen zakonisht në muajt korrik-gusht dhe lidhen padyshim me sasinë e madhe të energjisë diellore. Këto temperatura vihen re si në luginën e Osumit ashtu edhe në atë të Tomoricës dhe të Turbohovës.

Rastisja e ditëve me temperaturë maksimale ?30? Celsius, në zonën e ulët të rrethit, rregullisht fillon në dekadën e parë të muajit maj dhe vazhdon deri në dekadën e dytë të tetorit. Vlera më e madhe e këtyre ditëve është në dekadën e parë të muajit gusht, ku regjistrohen 7 ditë të tilla. Ndërsa për zonën e lartë (mbi 600m) rastisjet e temperaturave nuk arrijnë as në dy ditë.

Temperaturat minimale apsolute.

Minimumi apsolut i temperaturës lëviz nga -15.7? Celsius në Corovodë deri në -18.8? Celsius në Ujanik. Sipas të dhënave të marra konstatohet se minimumi apsolut vrojtohet që në dekadën e dytë të tetorit, ku temperaturat qëndrojnë në vlerën e 0? Celsius, ndërsa në zonën e lartë ato kapin vlerën -2.5? Celsius deri në 3.5? Celsius.

Për zonën e lartë si në Ujanik apo Potom, vlerat më të ulëta të temperaturës vrojtohen në muajt e pranverës (prill-maj) dhe gjatë vjeshtës (tetor).

Reshjet.

Janë elementi më i rëndësishëm i motit dhe klimës.

Shpërndarja e reshjeve.

Ashtu si për të gjithë territorin e Republikës, edhe për Skraparin rregjimi i rreshjeve është i tipit mesdhetar: me një minimum në muajt e verës dhe maksimum në muajt e dimrit. Rregjimi i tyre është i lidhur ngushtësisht me veprimtarinë e cikloneve dhe anticikloneve, me relievin etj. Por faktori kryesor mbetet relievi, lartësia mbi nivelin e detit. Me rritjen e lartësisë rritet edhe sasia e rreshjeve. Kështu që në Corovodë (350m mbi nivel deti) sasia mesatare shumëvjeçare është 1 100 – 1 200 mm reshje në vit, në Nishicë 1300–1400mm, në Cepan 1 300 mm, Potom 1 500 mm, Ujanik 1400-1500 etj.

Përsa i përket shpërndarjes kohore të reshjeve do të theksojmë se muajt më të lagësht janë nëntori e prilli dhe ata më të thatët janë korriku dhe gushti. Lartësia e reshjeve të muajve korrik dhe gusht së bashku përbëjnë nga 13.5% deri në 23% të reshjeve të muajit nëntor.

Vjeshta dhe dimri janë stinët më të lagështa. Gjatë muajit nëntor bien mesatarisht 15% e sasisë vjetore të reshjeve pas tij vjen dhjetori me 14% të sasisë vjetore.

Në ecurinë shumëvjeçare të reshjeve në muaj apo vite të ndryshëm kanë qënë mjaft më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare.

Kështu përmendim muajin nëntor të vitit 1967 kur në Corovodë kanë rënë 19% e mesatares së këtij muaji, në 27% apo në nëntor të vitit 1978 në Ujanik kanë rënë 12%, në Zaloshnje 28% të mesatares shumëvjeçare, etj.

Por nuk mungojnë as rastet kur në stinën e thatësirës të kemi raste lagështie të lartë. Kështu muaji korrik i 1972 është dalluar për rreshje të bollëshme. Në Corovodë, Barç,

Ujanik e Potom janë rregjistruar këto shifra përkatësisht 245%, 320%, 213% dhe 315% të mesatares së reshjeve shumëvjeçare. Dhe jo vetëm në këtë vit por edhe në 1960, 1979, 1981 etj.

Ndërsa vitet 1961, 1975, 1977, 1984, 1993 etj, përmenden për reshjet të pakta.

Përsa i përket asaj që quhet thatësirë, muaji karakteristik është korriku me 26 ditë të tilla, ndërsa më e vogla ka zgjatur në nëntor me 7 ditë.

Në periudhën 1947-1985, janë vrojtuar deri në 141 ditë pa reshje. Reshjet maksimale janë regjistruar në vitin 1974 kur ka pasur 132 ditë të tilla ose 25 ditë më shumë se mesatarja shumëvjeçare (1931-1999), ndërsa në vitin 1957 janë vrojtuar ditët më të pakta vetëm 67 ose 40 ditë më pak.

Bora.

Eshtë një fenomen i zakonshëm në rrethin e Skraparit. Në zonën deri në 600m ajo arrin deri në lartësinë 10-15 cm në vite të veçanta, kurse për zonën e lartë ajo e kalon këtë lartësi. Megjithatë duhet të theksojmë se në përgjithësi për pjesën më të madhe të rrethit ajo është më tepër një dukuri sesa një problem.

Për të dhënë një informacion disi më të gjerë për këtë dukuri meteorologjike po i referohem vendmatjeve të Corovodës, Ujanikut, Koritës dhe Nishicës.

Fillimi i borës në lartësitë mbi nivel det deri në 1 000m është dukuri e fundit të dekadës së dytë të dhjetorit kjo në 47% të rasteve. Ndërsa, mbarimi i saj në 50% të rasteve është në fund të dekadës së dytë të marsit.

Ndërsa në lartësitë mbi 1 000 m bora fillon në fund të dekadës së dytë të nëntorit, në rreth 50% të rasteve dhe mbaron në dekadën e dytë të prillit në rreth 45% të rasteve.

Numri mesatar i ditëve me borë, për periudhën shumëvjeçare është në Corovodë 3-4 ditë, Potom 20 ditë, Ujanik 30 ditë, Cepan 16 ditë, barç 11 ditë, Zaloshnje 19 ditë.

Pas periudhës shumëvjeçare, numri i ditëve me reshje 0.1mm dhe 10mm (?0.1dhe?10mm), lekundet në dimër nga 30 në 40 ditë, në pranverë 30-35 ditë, në vjeshtë 22 – 30 ditë dhe në verë deri në 9 ditë të tillë.

Si muaj me numërin më të vogël të ditëve me reshje e kanë muajt korrik-gusht me 55% të gjithë numrit të ditëve me reshje të verës. Ndërsa muajt më me shumë ditë me reshje janë nëntori dhe dhjetori.

Numri mesatar i ditëve me reshje mbi 10mm arrihet në muajt e vjeshtës dhe të dimrit në mënyrë të veçantë nëntori dhe dhjetori, kjo për të gjithë zonën.

Përsa i përket lagështirës së ajrit duhet të themi se ajo e shprehur nëpërmjet treguesve të saj siç janë lagështia apsolute e relative dhe defiçiti i lagështisë, ushtron ndikim të ndieshëm në proçeset e tjera atmosferike e jetësore.

Si paraqitet në Skrapar ecuria shumëvjeçare e treguesve të lagështirës?

Lagështia relative.

Ecuria ditore e vlerave mesatare është një lakore me maksimumin në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe me vlera më të ulëta se në orët e mesditës. Ndërsa lakorja e vlerave vjetore një lakore me vlera më të ulëta në muajt e verës dhe më të larta në muajt e dimrit. Për t’u theksuar është fakti se vlerat mesatare të saj janë në shifrat 60-70% si në zonën e ulët të rrethit ashtu edhe në atë të lartë. Edhe amplituda vjetore e vlerave mesatare luhatet në kufijtë nga 10% deri në 18%.

Vlerat më të larta i takojnë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, 70-75% ndërsa ato më të voglat nga dekada e tretë e qershorit deri në dekadën e dytë të gushtit, 57-63%.

Defiçiti i lagështirës.

Vlerat mesatare më të larta i ka në periudhën nga dekada e dytë e korrikut deri në dekadën e parë të gushtit. Përgjithësisht, vërehet një thatësirë e ndjeshme e ajrit në të gjithë territorin. Me rritjen e lartësisë, defiçiti i lagështirës pëson një ulje prej 1 m.bar.
       
         
close