Nje sukses i padiskuteshem do te ishte premiera e etno muzikalit " Rituali i Jetes" i mbajtur kete te premte me date 10 qershor ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane. Vepra e konceptuar ne triologjine jetike te folkut shqipetar pasqyroi traditat dhe ritualet te konvertuara ne trashegimi te popullit shqipetar ne tre gjenezat e jetes, duke emetuar zakonoret e popullit tone dhe ritet ne lindje ne dasma dhe ne vdekje. Ky etno muzikal eshte i pari ne kete lloj ne Shqiperi. Ideimi do te vinte nga Zhani Ciko koreografia dhe regjia nga Arian Sukniqi me pjesemarrjen e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore si dhe te Teatrit Kombetar te Operave dhe Baletit perkujdesja muzikore e gjithe eventit do te vinte nga Klodian Qafoku nje tjeter krenari me shume e Skraparit te Vlerave. Pas nje pune prej mese 5 muajsh parapergatitore vepra do te kulmonte kete te premte ne premieren e saj te dates 10 qershor 2011. Emocionuese nga fillimi e deri ne fund kjo premiere do te kulmonte kur perpara mbylljes se siparit Eliza, vajza e Klodian Qafokut do te merrte duartrokitjet e para si pjese e ketij ento muzikali. Eventi sipas pamfleteve do te vijoj edhe sot pra kete te diele 12 qershor 2011 ne oren 19:00 ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane, si dhe neser do te jete debutimi i dyte me 13 qershor 2011 ne te njejtin orar. Ju po ndiqni skrapari.net portali me interaktiv lokal. Nga Zemra e Shqiperise drejt e ne zemren tuaj Ky! Eshte Skrapari.net