Ne mbledhjet e Para te Keshillit te ri bashkiak ne Corovode Statusi i ekipit te Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ne mbledhjet e Para te Keshillit te ri bashkiak ne Corovode Statusi i ekipit te Skraparit

Fatjon Kaloci
8.6.11
Edhe perse ende nuk eshte ka startuar zyrtarisht nga puna Keshilli i ri Bashkiak i Corovodes i dale 1 muaj me pare nga votimet lokale, ky i fundit ne nje prej takimeve te para qe do te kryej do te duhet te jap shpejt vendimin per kalimin e ekipit ne nje status te ri ate te nje Shoqerie Aksionere. Ky eshte deadline i fundit per ekipin, i cili sipas kerkesave te Federates Shqipetare te Futbollit do te jete "A" per cdo ekip ne Kampionatet Shqipetare. Keshtu realisht do te duhet vendimarrja e anetareve te Keshillit Bashkiak per kalimin statuor ne Shoqeri Aksionere. Me heret skrapari.net ne shkrimet e meparshme ju ka njohur edhe me emrat e rinj te Keshillit Bashkiak Corovode qe do te kene mandat 4 vjecar. Nuk dihen zyrtarisht emrat e aksionereve kryesore qe do te kerkojne menaxhimin e Skraparit por burime folen me heret se jane lakuar emrat e te pakte 4 aksionereve biznesmene te fuqishem qe do te synojne mireadministrimin e Ekipit te Skraparit. Skrapari i cili kete sezon do te luaj me Kategorine e Pare do te duhet te perpiqet mjaft me seriozitetin e munguar nga menaxhimet e meparshme qe ka patur ky ekipi. Raportet Kontraktuale, Kontratat Tip mes lojtareve dhe drejtuesve shpesh here jane pare si "gjera burokracish" por qe duhen domosdoshmerisht. Nga Ana tjeter, investimet konkrete dhe kushte me optimale mbi mirembajtjen ne terrenin sportiv nevojiten perpara se te startoj ky kampionat. Sipas raporteve java e dyte e muajit korrik eshte menduar si starti i fazes parapergatitore per ekipin tone te Skraparit. Ju po ndiqni Skrapari.net Portalin me interaktiv lokal. ne Facebook na ndiqni ne faqen dedikuar Sportit te Ekipit tonefaqe e quajtur Skrapari Futboll Klub, nje produksion nga Skrapari.net Imazhi Arkiv