Nje shtetase eshte gjetur pa jete ne Skrapar, sot e premte 3 qershor 2011. Raportet e mesdites prane redaksise se skrapari.net treguan per gjetjen pa jete te trupit te nje gruaje, ne nje fshat ne kufijte skajor te Skraparit prane Dobrenjit. Raporti citoi se u sinjalizua polica lokale e Corovodes. Ne rrjedhen e ngjarjes deri ne oret e para te pak pas mesdites punonjesit e policise u drejtuan per ekspertizen e ngjarjes. Raporti citoi se per shkak te terrenit, dhe prurjeve te lumit ne nje prej zonave ku duhej kaluar, per disa minuta kalimi u bllokua. Ekspertiza do te pritet te zbuloj shkakun e vdekjes. Ne raportin fillestar te ardhur ne mesdite ne redaksine tone fillimisht dyshohet per mbytje te nje gruaje por ende nuk eshte e saktesuar ky version. Nje tjeter burim citoi se mund te behej fjale per nje shkarkese elektrike qe ka shkaktuar vdekjen e menjehereshme te shtetases. Nuk dihen inicialet e viktimes, ndersa skrapari.net me besueshmerine me te larte tek burimet tona te informacion pohon per ngjarjen e ndodhur sot. Ju po ndiqni skrapari.net Portali i vetem interaktiv i lajmit lokal