Oops Video Dreri hyn ne Kishe rremuje per minuta te tera Ndiqni videon **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Oops Video Dreri hyn ne Kishe rremuje per minuta te tera Ndiqni videon

Fatjon Kaloci
22.6.11
Ne rrjetin gjigand te videove online YouTube dy dite me pare ne 20 qershor 2011 eshte ngarkuar nje video tejet e lezetshme. Madje me e lezetshmja eshte se videoja eshte ngarkuar nga vete perfaqesuesit e Kishes ku u rregjistrua ky rast tejet unik. Nje kafshe saktesisht nje dre arriti te futet ne mjediset e brendshme te Kishes Colonial Baptist qe ndodhet ne qytetin Cary, ne shtetin amerikan te Karolines se Veriut. Gjithcka cfare do te shihni me poshte u arrit te kapej permes kamerave te sigurise qe ishin instaluar ne mjediset e kishes.

[youtube]tnh0xHgjmbY[/youtube]

Dreri camarrok madje prej kesaj kishe ka zene vend te posacem edhe ne faqen ne internet te kesaj Kishe. Ekzaktesisht ngjarja ka ndodhur ne 13 qershor 2011 por videoja u be publike vetem dy dite me pare. Videoja mbyllet me nje insert ku shfaqet nen tradicionalen Wanted te sherifave te dikurshem, fotoja e drerit me mbishkrimin Kerkohet Per Thyerje dhe Hyrje (ne ambjent). Ju po ndiqni Skrapari.net rrjetin me interaktiv lokal te lajmit