16/08/2011 Pak minuta me pare ka perfunduar mbledhja urgjente e komitetit Ekzekutiv te Federates Shqipetare te Futbollit. Ne deklaraten e shperndare per shtyp thuhet:
Eshte Lajmi ne Kohe reale ne Corovoda On Line Blog
E thene ndryshe, Shtyhet Afati i Dorezimit te Dokumentacionit deri ne daten 31 Gusht 2011. Pra Nje tjeter shanc i dyte per Skraparin dhe Shume ekipe te tjera te plotesjne dokumentacionin e kerkuar.Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit i mbledhur sot më dt. 16.08.2011, pasi është njohur me materialin e përgatitur nga Komisioni i Liçensimit, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga klubet aplikuese për pjesëmarrjen në veprimtaritë futbollistike të Sezonit 2011-2012, vendosi:
1. Të shtyjë për në dt 10.09.2011 datën e fillimit të kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.
2. Të caktojë dt 31.08.2011, si afatin e fundit të dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar nga Komisioni i Liçensimit pranë FSHF.
I ndërgjegjshëm për vështirësitë që kanë patur disa klubet, për shkak të mosfunksionimit normal të strukturave të pushtetit lokal pas zgjedhjeve të fundit lokale, Komiteti Ekzekutiv shpreh bindjen se afati i përcaktuar (31.08.2011), është plotësisht i mjaftueshëm për të përfunduar ato dokumenta që i kërkohen.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF, i bën thirrje klubeve të futbollit që sa më shpejt të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, në mënyrë që t’i hapin rrugë proçesit të vlerësimit nga ana e Komisionit të Liçensimit.
Eshte Lajmi ne Kohe reale ne Corovoda On Line Blog