Funerali i Gjashte Sot ne Corovode percillet me i riu i viktimave te Aksidentit ne Grepcke -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Funerali i Gjashte Sot ne Corovode percillet me i riu i viktimave te Aksidentit ne Grepcke

Fatjon Kaloci
17.8.11
17-08-2011 Do te vishet me kostumin e dhenderise qe nuk e veshi dot kurre me i riu i viktimave te aksidentit te rende te ndodhur dy dite me pare ne Skrapar. Xhuljano Allko, 19 vjecari do te jete i gjashti mort plot dhimbje per Skraparin. Ceremonia mortore do te zhvillohet sot kete te merkure 17 gusht 2011. Me heret, ne pasditen e vone te se martes ne oren 17:00 ne fshatin Grepcke te Skraparit do te percilleshin ne banesen e fundit Vladimir Dylellari, Fatjon Feka, Eni Guri, Drivan Guri, Edison Cuko. Per afro 2 ore rresht zija do te mbulonte gjithe fshatin e vogel te Grepckes, ndersa te afert, miq e banore te tjere te shumte ne ceremonite, do te prisnin nga nje mort ne
tjetrin ngushellimet mes tyre. Ngjarja e rende e ndodhur ne Skrapar, pas Blogut Corovoda On Line mori raportin mediatik kombetar duke bere qe shqipetaret anembane, te percillnin mesazhet e ngushellimeve te rastit per tragjedine me te rende te ndodhur ne keto permasa tragjike ne Skrapar.
Eshte Corovoda On Line Blog Vijoni te na ndiqni per cdo azhornim ne kohe reale mbi informacionin lokal.