Trashegimia Kulturore Skraparase nder vite **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Trashegimia Kulturore Skraparase nder vite

Fatjon Kaloci
14.8.11
Elemente të rëndësishme për traditën dhe kulturën materiale përbën veshja. Në këtë vëshje dallojmë tipare të hershme të cilat i shohim më shumë tek guna. Element tjetër i kësaj veshjeje ka qënë mëngorja, këmisha, takia, qeleshja, qylafi, fustanella, xhokja, tirqit, opingat prej lekure kafshësh kurse për gruan jeleku, tumanet, fustani, kemisha, shamia, përparsja dhe çorapet.
Dekoret e ndryshme të mëngores, jelekut, brezit, xhaketës, çorapes qofshin lineare apo gjeometrike, ornamentet e ndryshme prej lekure të bariut e deri tek ornamentet e dekoret e legenit e të ibrikut. Karakteristike është se në të gjitha pjesët e veshjes janë të zbukuruara me motive të thjeshta dhe të punuara me elegancë. Ajo çarë e bën veshjen tonë ndryshe nga të tjerat janë pjesët përbërëse të veshjes si edhe elementët e zbukurimit.
Dëshminë e një trashëgimie gati gati që nga primitivizmi e deri sot mjafton ta shohësh në shtëpinë e një fshatari nga Skrapari që s’mungon kazma, drapri, kosorja. Për tradita të lashta në fushën e bujqësisë flasin edhe pemëtaritë e zhvillura, përpunimi i tyre, nxjerrja e një sërë nënproduktesh si Rehania, Pekmezi, Reçeli, Stafidhja, Oshafja, Vera, Rakia, Uthulla etj. Fshtarat e Skraparit , të vendosura në shpate e lugina në bazë lagjeje e shtëpish, afër njëra-tjetrës, ndërtimi i banesave me gurë, në shumicën dërmuese me dy dhoma e guzhinë, dëshmojnë se skrapalliu ndërtimet i ka bërë në funksion të zgjidhjes së problemeve që e preokuponin.
Talentin e tij populli i Skraparit e ka shfaqur edhe në punimet me gurë. Në pragjet e dyerve të shtëpive, të dritareve gjejmë të skalitura shqiponjën, yllin, zogun si edhe ornamente të tjera kurse në punimet me dru kjo pasqyrohet tek dollapet, musandrat, tavanet, kërrabat, kupat etj.