Avokatet kerkojne Papa Benediktin ne Gjykaten e Hages **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Avokatet kerkojne Papa Benediktin ne Gjykaten e Hages

Fatjon Kaloci
17.9.11
17-09-2011 Dy grupe i kane kerkuar Gjykates Nderkombetare te Hages per te marre nen ndjekje penale Papa Benediktin e 16 si dhe tre zyrtare te tjere te larte te Vatikanit nen akuzen sipas tyre "Per Fshehje te dhunimeve seksuale". Rrjeti i te prekurve nga abuzimet e klerikeve dhe avokate te te drejtave te njeriut te Qendres per te Drejta Kushtetuese dorezuan te marten qe lame pas 13 shtator 2011 ne Gjykaten e Hages  nje ankese prej 80 faqesh i shoqeruar me nje material prej 20 000 faqesh te tjera ne mbeshtetje te materialeve per ceshtjen e tyre. Ne nje deklarate menjehere pas dorezimit avokati Spees Pam tha "Krime kundër mijëra viktima, shumica e tyre fëmijë, janë duke u mbuluar nga zyrtarët në nivelin më të lartë të Vatikanit. Në këtë rast, të gjitha rrugët  nuk të çojnë në Romë." Krahas emrave te Papa Benediktit, ne dokument citohen edhe emra te larte te Vatikanit si Angelo Sodano, Tarcisio Bertone dhe William Levada. Sipas New York Times rasti mund te mos merret ne shqyrtim pasi Gjykata e Hages me teper ka ne fokus krimet e luftes, krimet kunder njerezimit dhe genocidit. Por edhe nese do te merret ne shqyrtim ky rast do te kerkoj nje vemendje teper te madhe nderkombetare. Vatikani nuk e ka komentuar ceshtjen
Corovoda On Line
       
         
close