Blute kunder se gjelbres:Skrapar Operacionet antikanabis do vijojne -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Blute kunder se gjelbres:Skrapar Operacionet antikanabis do vijojne

Fatjon Kaloci
16.9.11
16-09-2011 Te pakten deri ne fund te shtatorit operacionet kunder Kanabis Sativa te mundshme ne zonen e Skraparit do te vijojne. Nje burim nga qarku Berat specifikon jozyrtarisht lajmin. Ajo qe te ve ne nje corroditje ne fakt i referohet gjithe gjenezes se ketij viti, kur kontrole te shpeshta nga ajeri dhe toka jane bere vazhdimsisht ne shume lokalitete periferike te komunave prane pasi shume sinjalizime kane treguar per kultivim te mundshem. Shumica e ketyre informacioneve ne fakt nuk ka perkuar me realen, ndonse dyshohet se ne zona te thella kryesisht perdoren terrene te veshtira per mbjellje bimesh qe te lene pershtypjen per bime narkotike. Nder operacionet e gjera me heret kete vere 2011 rezultoi i sukseshem nje operacion ne nje lokalitet ne afersi te rruges nacionale qe Corovodes ne Policanin prane nje segmenti te quajtur Buzuq - Orizaj ndonse nuk u bene te ditura detajet e metejshme. Deri ne fund te shtatorit operacionet mendohet te jene te shpeshta kjo mbase e lidhur edhe me specifikat bio te bimes ne kete periudhe. Qielli i Skraparit gjate kesaj vere ka qene jo pak i rrahur nga helikat e helikoptereve qe monitoronin hapesira te mundshme me kultivim bimesh narkotike.
Corovoda On Line Blog (imazh nuk i perkon lajmit por sherben si element ilustrues i tij)