Edhe 2 vjedhje te tjera ne Corovode. Frika nga Shtepia jote vijon -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Edhe 2 vjedhje te tjera ne Corovode. Frika nga Shtepia jote vijon

Fatjon Kaloci
27.9.11
27-09-2011 Dy vjedhje te tjera banesash kane perfshire ne panik thuajse gjithe Corovoden pas ngjarjeve me te fundit. 2 shtepi jane vjedhur serisht mendohet rreth ores 02:00 te mengjesit te kesaj te marte duke e cuar numrin e veprave te kesaj natyre ne 4 brenda vetem 10 diteve. Ngjarja eshte rregjistruar prane Lagjes "5 Shtatori" ne Corovode. Edhe perse nuk dihet zyrtarisht mendohet se keqberesit ne rastin e djeshem mund te kene perdorr substanca dhe perberje qe te kene vene ne gjume pronaret e shtepive respektive. Raportet thane per perdorimin e nje supstance te shperbere ne ajer tip Spray e cila ka vene ne gjume banoret e shtepise per te vijuar me pas vjedhjen qetesisht. Nuk dihen ende shumat apo objektet e mundshme te vjedhura, ndersa raporti mesohet pak pas ores 16:00 te kesaj te marte 27 shtator 2011. Ne te njejten zone edhe 2 vjedhjet e para u rregjistruan duke perfshire ne apati komunitetin per menyren e berjes se vepres kriminale ndersa me te fundit ngjarjet ende nuk kane autor zyrtarisht. Varferia ekstreme, shkurtimet nga puna, sistemi arsimor lokal e shume faktore te tjere jane me kryesoret ne nje situate te erret te Corovodes se ketyre diteve. Ajo cfare bie ne sy, eshte perdorimi i aksesoreve qe e bejne vepren tejet te veshtire per tu identifikuar, duke e bere keshtu krimin profesional dhe te rrezikshem per komunitetin Imazhi Arkiv
Corovoda On Line (Falenderojme raporterin)