Fillon Viti Shkollor 2011 - 2012 Ne Corovode drejt Ziles se Pare -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Fillon Viti Shkollor 2011 - 2012 Ne Corovode drejt Ziles se Pare

Fatjon Kaloci
12.9.11
12-09-2011 Do te filloj sot kete te hene 12 shtator 2011 viti i ri shkollor  per qindra e qindra nxenes ne Corovode. Atmosfera e pregatitejes per fillimin e shkolles eshte ndjere deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme ndersa vecanerisht tek me te vegjlit lexohej nxitimi i kendshem per vigjiljen e shkolles. Ne Corovode neser do te bjer zilja e pare ne 3 shkollat te lokalitetit. qe ne oret e para te mengjesit atmosfera pritet te jete prane mjediseve te shkollave 9 vjecare "Kahreman Ylli" dhe "Zylyftar Veleshnja" e gumezhuar jo vetem nga nxenesit por edhe emocionet shoqeruese te prinderve. Emocionet me te medha priten tu dedikohen afro 150 vogelusheve qe besohet se do te ulen per te paren here ne bangat e shkollave. Po ashtu atmosfera do te jete e pranishme si cdo vit edhe ne shkollen e mesme te pergjithshme "Ramiz Aranitasi" ku me heret jane marre masat parapergatitore per fillimin normal te vitit te ri shkollor. Tradicionalisht dita e Pare e Shkolles eshte nje ritual njohes dhe parapergatitor. Nuk pritet qe te kete mesim por emocionet e takimit mes miqve dhe shokeve do te jene prelud edhe per me te medhenjte e qytetit te vogel, ne kujtimet e dikurshme. Corovoda On Line uron gjithe Nxenesit, dhe Mesuesit e dashur Nje vit Shkollor sa me te mbare!
Corovoda On Line