Grusht ne Qender te Corovodes Spektakli Free Punetori harron c'fare po bente -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Grusht ne Qender te Corovodes Spektakli Free Punetori harron c'fare po bente

Fatjon Kaloci
4.9.11
04-09-2011 Nje ngjarje vertet banale, aspak qytetare ndodhi pas mesdites se sotme rreth ores 14:00 ne Qender te Corovodes. Ndersa nje Grup punetoresh po pastronin Momumentin e qendres se Corovodes qe personifikon "5 Shtatorin" ne Vigjilje te festes se neserme, nje sherr banal do terhiqte vemendjen e shume banoreve. Shkak mesa duket eshte bere nje punetor, i cili pas fjales se nje pensionisti peshtyu mbi monumentin dhe kjo ka irrituar pensionistin i cili e ka ofenduar. Por punetori me pas ka goditur pensionistin me nje mjet pune ( nuk dihet sakte ndonse citohet mistri) duke e qelluar ne koke dhe gjakosur pas carjes. Ka mjaftuar kaq dhe brenda pak sekondash grushtat dhe shkelmat do te ishin pa kursim ne qendren e Corovodes se kesaj te diele.
Nje video e kapur permes celularit u shpernda ne rrjet menjehere pas incidentit.
Corovoda On Line