16-09-2011 Kjo jave ka qene intesive per kureshtjen e banoreve te qytetit te vogel te Corovodes, ndersa nen syte e tyre shiheshin cuditshem shoqeruar me nje "Perse te kene ardhur?" disa nder ekipet televizive te kanaleve private shqipetare. Me heret gjate kesaj jave ka qene nje grup i programit investigativ "Fiks Fare" i Top Channel qe ishte ne Corovode. Personazhi tashme i njohur ne gjithe Shqiperine per satiren e lajmit dhe reportit "Foni" do te perbente vecantine ne qytetin e vogel te fillim javes. Nje tjeter ekip televiziv i nje kanali informativ sic eshte ai i ABS News do te instalohej per afro 2 dite prej se enjtes pasdite ne Corovode deri ne vigjiljen e se premtes. Ndersa grupet e ndryshme televizive vijne per kronika apo lajme, ardhja e tyre perben lajm ne fakt per Corovoden e vogel, disi e "frikuar" nga ardhja e tyre. Gjithesesi ne cfaredolloj natyre mbulimi informacioni degjimi i termit "Skrapar" apo "Corovode" josh shume audiencen ne ndjekjen e lajmit ne lokalitete te tilla te vogla.
Corovoda On Line
Corovoda On Line