Marrja ne Pyetje: Modelari i Pergjithshem pas Marrjes ne Pyetje -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Marrja ne Pyetje: Modelari i Pergjithshem pas Marrjes ne Pyetje

Fatjon Kaloci
9.9.11

Intervistimi eshte nje art. Do te duhet te jesh mjaft i zoti ne te per te ditur se perse po e ben. Te me ndjeni dhe kerkoj falje nese ju imponoj nje mendim: Kam qene vetem ne nje rast marrje ne Pyetje ne nje prej rajoneve policore, Skrapar gati 3 vjet me pare dicka tek 2008. Edhe perse gjithcka shkoi mire m'u krijua ideja se ne Shqiperi Marrja ne Pyetje eshte ende e nje stili tipik te nje shkolle ruse: Fjali qe behen me tone te ngritura, Nuk duket qarte nese po behet Marrje ne Pyetje apo Bisede: Punonjesit e policise ne detyra per Krimet gjate marrjes ne pyetje Bejne nderhyrje, Tundin Koken duke aprovuar dukshem deklaratat... e c'te them me shume. Eshte shkaku do ta quaja une se perse ka shume informalitet ne trajtimin e Ceshtjeve. Ne te shumten e Rasteve ato thjesht si "per tu bere, se e kerkon puna, per tu plotesuar nje raport me shkrim" dhe kaq.
Per kete arsye, ne vijim do te synoj t'ju ofroj nje modular karakterishtikash qe dihen mbajtur sistematikisht gjate procesit te punes: Kujdes! Sado profesional qe te jeni, dhe te thoni qe une i di keto, ne cdo rast qe merrni ne pyetje Ju duhet te keni edhe modelin format te vrojtimit, gjithashtu sigurohu qe pyetjet qe ti po ben te jene nen rregjistrim edhe ato. Nuk ka kaq liri sa behet ne Shqiperi, qe pyetjen ja fut nga mendja, dhe askush ska nje rregjistrim te pyetjeve qe ka bere realisht punonjesi i rendit. Te gjithe merren vetem me pasojen, pra me deklaraten e subjektit te marre ne pyetje. Uroj ta kem gabim, por me duket se keshtu eshte na vjen mire apo keq ne!

Karakteristikat qe duhet te kete cdo modular i te marrit ne pyetje:
1. Te Folurit (Behet nje pershkrim per menyren sesi flet subjekti X qe marrim ne pyetje psh, flet shpej, ngadale, nuk ben / apo ben pauza gjate te folurit etj)
2. Volumi ( i larte / i ulet)
3. Cilesia ( i fuqishem / i ashper / i bute etj)
4. Intonacioni (monoton, i papritur, shperthyes, pasionant etj)
5. Gjatesia e Pergjigjes ( e shkurter, e perpikte, e gjate, e shperndare, etj)
6. Natyra e pergjigjes ( imediate, pauza apo peshperime para se te jap pergjigjen)
7. Te tjera ( perserit gjithnje nje fjale psh domethen... domethen.. shiko... shiko, fut fjale pa kuptim apo teper te medha etj)
8. Psheretima ( e shpeshte, e rralle)
9. Pozicioni ( i tendosur, ne ane te karriges, i relaksuar, komfort
10. Ne dukje ( i alarmuar, intesiv, i qete, vemendje e qete etj)
11. Shprehja e fytyres ( i vrazhde, e tendosur, armiqesor, grimasa, miqesore, e qete, engjellore etj)
12. Buzeqeshja (anesore, e tendosur, mungon, shpesh etj)
13. Qeshja ( e ashper, e forte, teper karakteristike, xhentile)
14. Kycet e duarve ( i shtrengon shpesh, rralle, fare etj)
15. Nderhyrjet ( kur flet investigatori pa mbaruar mire nderhyn shpesh, rralle etj )
16. Aprovim ( Do qe te mbaroj shpejt intervisten ndersa thote po po po ...mmm ...po tund koken, shpesh, rralle etj)
etj fatore te tille. Qellimi perse duhen keto elemente eshte se i vijne ne ndihme zbulueshmerise dhe vertetesise se fakteve qe do te zbulohen me pas.
Uroj te mos ju kem lodhur. Pune te mbare te gjitheve!
Fatjon Kaloci Shtator 2011