Neser Lushnja do patjeter fitoren ne Corovode kunder Skraparit por... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Neser Lushnja do patjeter fitoren ne Corovode kunder Skraparit por...

Fatjon Kaloci
30.9.11
30-09-2011 ...do te duhet te presim. Keshtu neser e shtune 1 tetor 2011 ne Corovode do te luhet takimi i radhes i vlefshem per javen e katert te Kategorise se Pare mes Skrapari - Lushnja. Ekipi Lushnjar para se mberrij ne Corovode ka "mberritur" me deklaratat e sekretarit te Klubit Judmir Shurdhi i cili ne vigjilje te sfides futbollistike, nder te tjera ka cituar:
"E kam thënë dhe e përsëris që jemi të shokuar nga dy rezultatet e fundit. Nuk kemi qëndruar indiferentë dhe jemi vazhdimisht në korent me situatën. Rezultatet e fundit nuk i kthejmë dot mbrapsht dhe ajo që kërkojmë është suksesi në ndeshjen e ardhshme. Madje disa suksese radhazi, derisa këto humbje të veniten dhe të mos i përmendë askush. Kemi kërkuar llogari pse ndodhi kështu në dy ndeshjet e fundit, por kemi lënë edhe pak kohë"
Duke folur per ecurine e verdhjeshileve ne kete kompeticion Lushnja e sheh Skraparin si Pike te sigurte per fitore kjo per ti rritur edhe prestigjin pas nje sere disfatash te pesuar ne kete fillim kompeticioni qe gjithesesi eshte ne startin e tij. Skrapari ne etiketime per Lushnjaret cilesohet thjesht si nje skuader e "porsangjitur" ne Kategori duke e shperfillur disi takimin e neserm. Por ne rast se edhe ne kete takim Lushnja humbet atehere do te nevojitet rokade ne Staf per Lushnjaret te cilet kane 4 pike te barabarta me Skraparin "e porsangjitur ne Kategori". Te dyja ekipet kane statistika te barabarta ne 1 fitore, nje barazim dhe nje humbje ndersa epersia e Lushnjareve ne kete start kompeticioni te Kategorise se Pare 2011 - 2012 qendron ne Gol avarazh. Neser ne oren 15:00 Corovoda On Line si perhere ne Mbulimin Live Update te Kompeticionit.
Corovoda On Line (Imazhi Arkiv 2010)