Polemika ne Brazil: Vajza gjen te emen gjalle ne morg Mjeket: Vdiq -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Polemika ne Brazil: Vajza gjen te emen gjalle ne morg Mjeket: Vdiq

Fatjon Kaloci
27.9.11
27-09-2011 Ne polemika eshte ndodhur nje ekip mjekesor ne Rio de Janiero pas nje ngjarje te ndodhur te premten , aspak te zakonte. Nje grua 60 vjec e quajtur Rosa Celestrino de Assis qe ishte e shtruar ne Spital per nje infeksion ne mushkri u gjet ne nje gjendje kritike nga nje infermiere ne dhomen ku ishte shtruar. Ne oren 19:20 te premten 23 shtator 2011 gruaja 60 vjecare nuk shfaqte asnje shenje jete. Infermierja therret menjehere mjekun e turnit dhe pas ekzaminimit u deklarua e vdekur dhe trupi i saj u trasportua ne morg. Spitali njoftoi me pas te bijen e saj per lajmin. Rreth ores 20:00 e bija kerkon te jepte nje puthje trupit te te emes qe ndodhej ne morg. Por kur shkoi atje, e bija pa trupin e te emes te futur ne nje qese plastike ne dhomen frigoriferike. Pasi kerkoi qe te hapej qeseja plastike qe te puthte te emen, e bija filloi te uleriste dhe tu therriste te tjereve qe ishte gjalle ndersa pa se  merrte fryme ndersa kishte me shume se 2 ore ne morg. Por per disa minuta te tjeret e pane si te cmendur ndersa menjehere me pas e vune re se kishte shenja jete. Pas reagimit publik Infermierja u pushua nga puna ndersa vete mjeku i turnit dha doreheqjen pas skandalit.Ndersa vijojne hetimet ndaj tyre
Corovoda On Line