Census 2011 Corovoda reagon pozitivisht ndaj rregjistrimit te popullsise -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Census 2011 Corovoda reagon pozitivisht ndaj rregjistrimit te popullsise

Fatjon Kaloci
19.10.11
19-10-2011 Te 17-te operatoret ne terren te Census 2011 qe veprojne prej 1 tetorit 2011 ne Corovode vijojne ende procesin e rregjistrimit, nje proces qe kalon dere me dere. Edhe perse raporte bejne te ditura se ky proces eshte drejt finalizimit procesi sipas disa banoreve te lokalitetit eshte mirepritur. Gjate gjithe kesaj kohe Operatore te Census 2011 ne terren ne Corovode jane shperndare ne te 6 lagjet zyrtare te Corovodes sipas grupeve te punes te ndare paraprakisht. Mediatikisht nuk jepet informacion mbi procesin, nje sistem hermetik ky qe i referohet disa rregullave te INSTAT ku operatoret e kane te ndaluar te japin komente mbi kete proces apo informacione. Maksimalisht mendohet te jeta pranvera e vitit 2012 ajo qe do te jap edhe statistikat zyrtare te Corovodes se ketij 10 vjecari. Formulari perfshin nje mori prej 40 pyetjesh, ku krahes anekseve te te dhenave personale, kerkohen edhe te dhena social-ekonomike qe synojne te japin nje tregues satistikor edhe per kushte te jeteses, banasat, punesimi, arsimimi etj. Ne Shqiperi prej kohesh debatet e lindura mbi 2 nder 40 pyetjet qe kerkonin nje te dhene mbi Etno Kulturen apo dhe Besimin Fetar u konsideruan faktor per shtyrjen e ketij procesi qe zyrtarisht startoi ne fillim muajin e dhjete te ketij viti.
Corovoda On Line