Corovoda me nje vend qendrim te ri per Mjetet e Transportit Inter Rural -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovoda me nje vend qendrim te ri per Mjetet e Transportit Inter Rural

Fatjon Kaloci
27.10.11
27-10-2011 Prej pak ditesh ne nje nder segmentet hapesinore te pashfrytezuar brenda vijes se verdhe te Bashkise, po punohet per nje instalacion te ri te vendorit ne Corovode qe do te mundesoj qendrimin e te gjithe mjeteve te transportit inter rural qe lidhin Corovoden me zona te tjera te Komunave te Skraparit. Mjete te renda prej ditesh tashme shfaqen kryesisht gjate orereve te mbremjes per rinivelim te nje hapesire e cila eshte menduar te sherbej si vendqendrimi fiks i ketyre mjeteve. Ne memo kryesisht sherbimi inter rural ne Skrapar kryhet nga mjete trasporti tip Furgon 8+1 apo edhe disa mini bus. Ditet me te frekuentueshme te dendurise se tyre ne rruget e Corovodes jane kryesisht te shtunat ku perqendrimi eshte me i madh. Aktualisht vendndalimet e furgonave ne Corovode qe vijne nga akse te ndryshme rrugore jane te perqendruar kryesisht prane qendres se Corovodes, apo ne periferine e lagjes 5 Shtatori. Vendqendrimi i ri do te lokalizohet prane lagjes Hasan Seitaj.
Corovoda On Line Imazhi Arkiv Pamje Pamje Satelitore, Corovode