Komisariati Policor i Skraparit pa Krye. Largohet shefi i rendit, tashme nen komande -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Komisariati Policor i Skraparit pa Krye. Largohet shefi i rendit, tashme nen komande

Fatjon Kaloci
6.10.11
06-10-2011 Kreu i Komisariatit te Skraparit nga sot e enjte 6 tetor 2011 drejtohet nga nje i komanduar ne kete detyre. Me heret gjate mesdites se djeshme raporte cituan se ish - uniforma e pare e Skraparit F.L. nuk do te jete me ne kete detyre caktuar ne nje tjeter qytet te Shqiperise. Raportet nuk specifikuan lokalitetitin por gjasat sipas tyre te bejne te kuptosh per nje qytet ne Shqiperine Veriore. Lajmi u perhap me gjeresisht pasditen e vone te se merkures ne Corovoden lokale por pa marre konfirmim zyrtar duket sikur lajmi i pritur per publikim nga ana jone tashme edhe pa kete konfirmim nga shume burime merret i mireqene. Shume drejtues te cilet lene rokaden e drejtimit te Komisariatit te Skraparit ne pergjithesi e konsiderojne punen "te merzitshme" ne Skrapar per shkak te problematikave qe kryesisht lidhen me agrapimin dhe familjarizimin me elemente lokale cka e frenon ne jo pak raste dehiren per te punuar realisht, por keto jane ne kuadrin editorial ne biseda te ndryshme te patura me disa prej ish-drejtuesve.  Emerimi i drejtuesit te ri do te kerkoj nje kohe relativisht me te gjate se 15 dite, cka e thene ndryshe nenkuptohet se funksionet e autoritetit blu lokal dhe krahinor te Skraparit do te mbaten nga nje punonjes i komanduar ne kete detyre derisa te ndodh emerimi zyrtar i drejtuesit te ri. Nuk dihet nese largimi eshte si pasoje e ndonje performance pozitive apo negative por ajo qe me se fundmi ishte ngjarja lokale e nxehte ne Corovode mbi bastisjet e disa shtepive ne mbi 8 raste brenda 15 diteve aludohet nga burime se mund te kete qene ndikues ne kete largim, kjo sipas disa burimeve te merkures. Gjithesesi Corovoda On line  ne burime te saj te sigurta citon se ky largim ishte pritur qe ne ditet e para te muajit shtator me teper si nje kerkese nese mund ta quajme keshtu per ndryshim qe nuk kishte te bente me ngjarjet e fundit pasi ishte mesuar me heret se keto te fundit te ndodhnin. Per te mbetur tek lajmi, keshtu sipas te gjitha gjasave nga sot Komisariati do te jete nen komandim te ndonje te komanduari emri i te cilit ende nuk eshte mesuar.
Corovoda On line