22-10-2011 Pas nje situate meteorologjike te pazakonte dje ne Rome, Itali mediat italiane kane cituar pak pas ores 13:00 te kesaj te premte se situata meteorologjike per muajin e ardhshem pra nentor do te jete me rreshje rekord. Sipas meteorologeve italiane nentori do te jete me rreshje rekord ndersa dhjetori do te jete thuajse i akullt. Fund muaji Tetor dhe fillimi i nentorit do te sjelle rreshje te shumta ne Sardenje dhe nuk do te mungojne edhe rreshjet e bores ne lartesite 1000 citojne meteorologet italiane. Me te riskuara mbeten zonat e Adriatikut citojne mediat italiane te cilat i referohen eksperteve te ilmeteo.it te cilet theksojne se ne ditet ne vijim me se shumti per Italine e Jugut koha e javes se fundit te tetorit do te jete e paqendryeshme. Dje ne Rome u rregjistruan edhe viktima pas disa rrebesheve te rende te rene ne kryeqytetin italian.
Corovoda On Line
Corovoda On Line