Pas Facebook dhe Twitter Barack Obama hap llogari ne rrjetin miniblog Tumblr **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pas Facebook dhe Twitter Barack Obama hap llogari ne rrjetin miniblog Tumblr

Fatjon Kaloci
25.10.11
25-10-2011 Blogjet kane rifituar simpatine krahesuar me websitet standarte. Keshtu pas Facebook dhe Twitter stafi elektoral i Barack Obama ka lancuar edhe llogarine ne sitin miniblog Tumblr nje rrjet social teper i perdorur dhe ky. Faqja e re e hapur nga Presidenti Amerikan ka adresen barackobama.tumblr.com ku mund te postohen materiale te ndryshme vizive tekst, video, foto. Ne postimin e pare ne Tumblr lexohet shenimi " E shohim te arsyeshme mundesine per te krijuar dicka qe te jete jo vetem per ne por edhe per ju". Tumblr u krijua ne 2007 ne New York dhe ky rrjet komunikativ social u lejon perdoruesve te shperndajne mes njeri tjetrit, kartolina, fotografi, video etj. Faqja eshte free dhe kushdo mund te hap nje llogari ne te. Sipas Wall Street Journal platforma tumblr vleresohet se kap vleren 800 milion dollare. Shtepia e Bardhe deri tani ka sherbime ne Facebook, Twitter, YouTube, Flickr dhe Foursquare.
Corovoda On Line Ne bashkengjitje imazhi i marre nga Corovoda On Line ne llogarine ne fjale ne rrjetin Tumblr