Ramiz Alia Ndahet nga Jeta Ish Presidenti i Fundmi i rregjimit Komunist ne Shqiperi -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Ramiz Alia Ndahet nga Jeta Ish Presidenti i Fundmi i rregjimit Komunist ne Shqiperi

Fatjon Kaloci
7.10.11
07-10-2011 Vdiq sot ne Spital ne Tirane ish-Presidenti Ramiz Alia. I shtruar prej 4 ditesh ne spital 86 vjecari Ramiz Alia vdiq nga semundja trompemboli pulmonare kete te premte 7 tetor 2011. I lindur ne 18 tetor 1925 ne Shkoder Ramiz Alia drejtoi shtetin shqipetar menjehere pas vdekjes se Enver Hoxha ne 1985. Ai ishte presidenti i fundit i Republikes Popullore te Shqiperise (1985 - 1991) dhe i Pari i Republikes se Shqiperise. (1991 - 1992). Ramiz Alia ishte i pari President i cili ndermorri reforma qe synuan hapjen e regjimit komunist perkundrejt Perendimit dhe ne 1990 u detyrua te pranonte pluralizmin politik ne Shqiperi pas protestave studentore ne Tirane te cilat tronditen perfundimisht rregjimin diktatorial. Ai u zgjodh ne zgjedhjet e para te 1991 serish President i Shqiperise ku ne kete vit Shqiperia nuk ishte me Republike Popullore por Republike e Shqiperise. Por ne 1992 ai dha doreheqjen pas fitores se Sali Berishes ne Zgjedhjet e muajit mars 1992. Sapo u morr pushteti i ri ai u arrestua me akuzen per Abuzim me Pushtetin por keto akuza do te cungoheshin vetem ne abuzime financiare duke bere qe ne 1995 te dilte nga burgu dhe njekohesisht te terhiqej nga Skena Politike Shqipetare. Ai vdiq sot kete te premte 7 tetor 2011 pas veshtiresise ne frymemarrje nga semundja qe vuante ne mushkrite e tij. Mesazhe te ndryshme vijuan pasmesdite per ngushellim te rastit nga shume sfera politike ne Shqiperi.
Corovoda On line