Te merkuren Corovoda Konferenca e 15te e Veteraneve te Skraparit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Te merkuren Corovoda Konferenca e 15te e Veteraneve te Skraparit

Fatjon Kaloci
9.10.11
09-10-2011 Te merkuren date 12 tetor 2011 sipas nje njoftimi te shperndare me heret per reporteret lokal ne oren 10:00 Komiteti i Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare Skrapar do te zhvilloj ne mjediset prane Qendres Kulturore "Riza Cerova" ne Corovode Konferencen e radhes. Eventi universal realizohet nje here ne cdo 5 vjet dhe sipas organizatoreve ne takim priten edhe te deleguar nga strukturat qendrore te ketij Komiteti. Veteranet e Skraparit deri ne 1 tetor 2011 numeroheshin ne afro 937 si te aderuar ne kete organizem. Ne takim do te flitet per ecurine e ketij pesevjecari qe kaloi si dhe disa nder objektivat dhe detyrat kryesore qe ky komitet do te shtroi per vitet e ardhshme. Eventi do te mbahet kete te merkure, Corovoda On Line do t'ju sjelle nje raport te detajuar te eventit qe do te zhvillohet ne kete mesjave.
Corovoda On Line