Vitet 1900 - 1912, janë vitet kur në Skrapar, nën udhëheqjen e patriotëve vëndas, krijohen një numër çetash siç është ajo e Lace Backës, Servet Zaloshnjes, Jaçe Gjergjovës, Ali Farmaqit, Tajar Vëndreshës etj. Këto çeta zhvilluan aktivitet të dendur në krahinën e Skraparit, në Tomoricë por edhe në zonat jashtë Skraparit si Vërçe-Sulovë, Kolonjë, Korçë, Përmet etj.
Në maj të vitit 1911 pasi krijohet Komitetit Shqipëtar i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjithë popullit, ne lufte kunder turqve mbilizoi popullin e Skraparit ne kete perpjekje.
Kurorëzimi i këtyre përpjekjeve dhe luftës së vazhdueshme të popullit të Skraparit kundër pushtuesve turq ishte çlirimi i Corovodës nga forcat e Skraparit më 12 gusht 1912, afro katër muaj përpara se të shpallej pavarësia e Shqipërisë. Dokumentet e asaj kohe shkruajnë:
Pas 28 Nëntorit 1912, në një letër që skrapallinjtë i kanë dërguar Qeverisë Së Përkohshme të Vlorës në dokumentin nr.2306 faqe 109 shkruhej:
Corovoda On Line Adresari i vetem Elektronik i Lajmit Lokal Imazhi ne Bashkengjitje Momenti i Shpalljes se Pavaresise 28 Nentor 1912 Vlore

“ Kryengritësit, me flamurin në dorë, me këngën e Naimit në gojë dhe me parrullën ja vdekje ja liri sulmuan turqit dhe çliruan Corovodën dhe tërë Skraparin, duke dhënë kështu një kontribut në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë”.
Pas 28 Nëntorit 1912, në një letër që skrapallinjtë i kanë dërguar Qeverisë Së Përkohshme të Vlorës në dokumentin nr.2306 faqe 109 shkruhej:
“Njoftojmë se populli i rrethit të Skraparit është i mobilizuar i tëri për të mbrojtur vëndin nga pushtuesit grekë”.Në anën tjetër edhe patrioti Themistokli Gërmënji i shkruante Qeverisë se Përkohshme të Vlorës në dokumentin nr.101 faqe 109:
“Vullnetarët e Tomoricës dhe të Skraparit dhe popullata e këtyre vëndeve kanë shkuar dhe janë gati të shkojnë ku janë nevojat e vëndit. Vullnetarët e Skraparit e Tomoricës të gatshëm për t’i dalë zot atdheut prej tri ditësh kanë vepruar… në pikat strategjike… Ata kanë zënë qafat dhe grykat e Skraparit për të mos kaluar greku këtej”.Hark vitet qe pasuan ne1914 – 1920 në luftën çlirimtare fiksuan në kujtesën e popullit edhe emrat e patriotëve skrapallinj si: Hysen Zaloshnja, Ali Koprëncka, Maliq Skrapari, Servet Zaloshnja, Riza Cerova, Muço Kapinova etj.
Corovoda On Line Adresari i vetem Elektronik i Lajmit Lokal Imazhi ne Bashkengjitje Momenti i Shpalljes se Pavaresise 28 Nentor 1912 Vlore