Corovode: Segmenti rrugor prane qendres Ne Punime. Riparimi ceshtje e pak diteve -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Segmenti rrugor prane qendres Ne Punime. Riparimi ceshtje e pak diteve

Fatjon Kaloci
22.11.11
Me heret gjate oreve te para te mengjesit te kesaj te marte 22 nentor 2011 si pasoje e nje defekti ne tubacionet e ujit nje prej pikeve kyc te hyrjes rrugore per ne qendren e Corovodes pesoi nderhyrje. Si pasoje nje nyje rrugore e lokalizuar prane ish Gjykates qendron e mbyllur duke devijuar trasportin automotorik ne nje korsi. Tubacionet e vjetra mesa duket pesuan nje demtim ne kete pike, cka nisi punetoret e kesaj ndermarrje ne riparimin e ketij defekti ndersa per disa minuta vershimi i ujerave u be evident per kalimtaret e pranishem ne ato caste. Aktualisht kjo pike eshte e bllokuar dhe si mjetet hyrese per ne Corovode ashtu edhe ato qe dalin prej saj duhet te ndjekin sinjalistiken pasi rruga dydrejtimshe vetem ne kete pike do te jete deri ne riparim me nje korsi. Burime cituan se brenda pak diteve gjithcka do ti kthehet normalitetit. Ne bashkengjitje Imazhi i Vendndodhjes se defektit.
Corovoda On Line