Futbollistet e Skraparit nderpresin bojkotin: Per hir te SportDashesve Do te luhet Takimi me Gramozin Me pas "Te Shohim" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Futbollistet e Skraparit nderpresin bojkotin: Per hir te SportDashesve Do te luhet Takimi me Gramozin Me pas "Te Shohim"

Fatjon Kaloci
18.11.11
Edhe perse nuk kane marre ndonje premtim per pagesat ndaj tyre, vecanerisht per ate te muajit nentor, futbollistet e Skraparit kane vendosur ti japin fund bojkotit 2 ditor te mos paraqitejes ne stervitje gjate mesjaves. E perditshmja Sport Ekspres citoi ne numrin e djeshem se ende nuk kane marre ndonje premtim per likujdim por futbollistet per hir te "sportdashesve" do te luajne ne takimin e se shtunes 19, kundrejt Gramozit. Te merkuren futbollistet bojkotuan fazen stervitore pasi sipas tyre nuk jane paguar prej disa muajsh, ndersa kane marre vetem nje rroge. Lajmin per nderprejen e bojkotit e dha mbrojtesi Koreshi i cili per Sport Ekspres tha: “Kemi vendosur që të gjithë së bashku të ndërpresim bojkotin dhe t’i rikthehemi stërvitjes, vetëm për të zhvilluar takimin e radhës ndaj Gramozit këtë fundjavë dhe këtë veprim po e kryejmë për hir  të sportëdashësve vëndas, madje do të japim maksimumin në fushë për të fituar. Nuk e di më pas, se çfarë mund të ndodhë pas këtij takimi". Trajneri Dalipi ndodhet ne nje situate te veshtire ne rolin ndermjetes mes futbollisteve dhe klubit por edhe perpara spordashesve. Ka qene ai i cili ka ndermjetesuar faktin e te rikthyerit ne stervitoret e ekipit, qe sipas tij Takimi me Gramozin duhet kaluar me fitore gje e cila do te kthej vemendjen dyfish ndaj Skraparit.
Corovoda On Line - Imazhi Arkiv