Koordinata X: Dimensioni tjeter i Skraparit. Fund Nentori ne Kulmak atje lart ne Mal Baba **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Dimensioni tjeter i Skraparit. Fund Nentori ne Kulmak atje lart ne Mal Baba

Fatjon Kaloci
27.11.11
Kete here ne Koordinaten X do te flasim per Malin e Tomorrit, ne piken me te larte te tij ne Cuk kete te diele 27 Nentor 2011 nuk munguan vizitat e rralla. E ne fakt jane shume banore lokal qe zgjedhin pikat turistike dhe me pamje panorameske te Skraparit te Fundjavave. Ne lartesin 2 416 metra mbi nivel deti, Kjo eshte nje nder pamjet madheshtore te Skraparit. Mengjeseve ku dielli lind paralel me ty, apo kur qindra re i sheh nen vete eshte kjo pamja e paharrueshme qe te ofrojne keto vende. Pertej nivelit njohes kombetar madje edhe ate nderkombetar, Teqeja e Kulmakut eshte nje vend i shenjte ku mijera besimtare bektashinj, me se shumti gjate muajit gusht te cdo viti drejtohen per me shume paqe e begati. Nje legjende ne folklorin shqipetar thote se Mali Tomorr ka marre kete emer per shkak te mitologjie. Sipas saj, dy persona u grinden mes njeri tjetrit.
Njeri prej tyre quhej Tomorr ndersa tjetri Shpirag. Ata u vrane ne sherr mes njeri tjetrit per vajze qe e donin te dy. Por kur degjoi se ata te dy vdiqen, vasha nuk pushoi se qari deri sa lotet e saj krijuan Kanionet e Osumit. Italiani Bo do te zbulonte ne Malin e Tomorrit bimen unike ne tere boten te njohur ndryshe si Zambaku i Tomorrit, ndersa Eduart Lir ne pershkrimet e tij pergjate Shqiperise do te jepte imazhe te rralla te Tomorrit te 1800. Tomorri, padiskutim, është një nga malet më të bukur, më piktoresk dhe me histori më të lashtë se çdo mal tjetër në Shqipëri. Të tillë nuk e bëjnë vetëm legjendat e shumta që vijnë nga thellësitë e shekujve, por edhe faktet historike. Këtu ka qenë Dodona Pellazgjike parahelenike, Dodona Mëmë. E thonë këtë historianë të lashtësisë, si Herodoti, Plini Plak, Hesiodi, Straboni, Plutarku, por edhe dhjetëra e dhjetëra dietarë të mëvonshëm.
Eshte kjo Dodonë e vjetër që e ka bërë këtë mal të shenjtë për t’u falur, për t’u bekuar, për t’u pastruar shpirtërisht. Ndaj aty nuk kanë munguar pelegrinët që në kohët pagane, në kohët kristiane, dhe tash më vonë, kur “Abaz Aliu zu Tomorrë”. Bektashinjë e bënë të tyren atë që gjetën aty, e përshtatën me kohën, me religjionin e tyre, duke e materializuar me një tyrbe në majë të malit dhe një teqe në rrëzë të tij, por edhe me një festë të bukur që organizohet këtu çdo vit në data 20 deri më 25 gusht. Ne bashkengjitje disa imazhe te dates se sotme 27 nentor 2011 ne Kulmak te Skraparit ne piken me te larte te saj te permbledhura ne nje montazh.
Corovoda On Line. (Koordinata X: Pjesa e Dyte)