Kush jemi ne **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kush jemi ne

Fatjon Kaloci
10.11.11
Corovoda On Line startoi ne 15 gusht 2011. I konceptuar si nje blog, Corovoda On Line pasoi pas nje pervoje 2 vjecare websitin Skrapari.net. Kjo nisem lindi si nje ide vullnetare e cila vijon te jete e tille. Blogu synon te jap nje panorame tjeter te munguar mediatike te Lokalitetit tone. Gjate gjithe ketyre koheve mijera klikime e kane bere Corovoda On Line nje mediatik serioz ne tregun lokal. Asistenca jone dhe bashkepunimi mediatik qendron me disa nder mediat qendrore ne vend. Qellimi i Corovoda On Line eshte pasqyrimi i jetes ne Corovode me te mirat e te keqiat e realitetit ashtu sikunderse ai eshte per te sjelle tek lexuesi pranine dhe faktin se Corovoda eshte. Lajmi lokal i nderthurur ne konceptim me disa nder ngjarjet me pikante ne mbare boten synon ne koncept te bejme nje pelqyeshmeri edhe me te larte per shikuesit.
Corovoda On Line ka nje rrjet burimor prej dhjetra personash qe informojne, raportojne apo shkruajne ne blog. Ne linjen editoriale, nuk citohet asnje emer i pervecem pa u marre nje konfirmim zyrtar i lajmit. Edhe perse ne shume raste publikimi i lajmit lokal qendron i pari, ne linjen tone editoriale nuk citohen emra te pervecem por pasqyrohet ne teresi problematika perkatese, ngjarja, lajmi apo kronika.
Corovoda On Line ka adresarin e saj ne Internet, dhe simbolikat e saj. Cdo ndryshim ne pamje grafike apo pasqyrim te llojit te ndryshem publikohet edhe ne Fan Grupin me mbi 1 000 Anetare te rregjistruar ne facebook ne grupin me emrin "Corovoda On Line". E drejta e administratoreve per te larguar apo hequr perdorues per shkelje te rregullave eshte e patjetersueshme.
Corovoda On Line